Rreth Nesh

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar zhvillime inkurajuese, të shtyra nga rritja ekonomike. Në të njëjtën kohë, sektori i shëndetësisë përballet me një sërë sfidash, duke filluar me çështjet e financimit të shërbimit shëndetësor, mobilizimit të burimeve, menaxhimit të shërbimit shëndetësor, e deri te sfidat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve, drejtimin dhe qeverisjen e sektorit. Vendi ka një sistem shëndetësor që është relativisht i larmishëm, por joefikas. Ndryshimit demografik dhe barrës në rritje të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme (SJT), si diabeti apo hipertensioni, i janë kushtuar vëmendje e pamjaftueshme. Qytetarët dhe pacientët, kryesisht në zonat rurale, kanë akses të kufizuar në shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP), për shkak të cilësisë së ulët të kujdesit, disponueshmërisë së pamjaftueshme dhe kostove financiare në raste të caktuara. Kujdesi në familje është i nënzhvilluar, ndërsa roli i infermierit në trajtimin e SJT-ve nuk është përcaktuar mirë. Këto tendenca përkeqësohen edhe më tej nga migrimi në shkallë të lartë të punonjësve shëndetësorë nga zonat rurale drejt atyre urbane, si dhe nga Shqipëria drejt Evropës Perëndimore, duke rezultuar në mbulim të papërshtatshëm të kujdesit shëndetësor dhe pabarazi rajonale në shpërndarjen e fuqisë punëtore shëndetësore.  Forcimi i kapaciteteve menaxheriale, planifikuese dhe drejtuese në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor për planifikimin dhe mbikëqyrjen e përmirësuar është një prioritet i njohur për të ecur përpara drejt një sistemi shëndetësor më efikas dhe më të qëndrueshëm.

Shëndet për të Gjthë,  është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim po zbatohet në Shqipëri që prej vitit 2015. Faza e parë e projektit e cila u zbatua nga konsorciumi i përbërë nga 3 organizata: Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale, Save the Children dhe Terre des Hommes, u finalizua në 31 mars 2019.

Faza e dytë e projektit shtrihet në afatin kohor prill 2019-mars 2023 dhe po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale përmes qendrës HAP.

Qëllimi dhe rezultatet e pritshme

Qëllimi i përgjithshëm dhe rezultati i pritshëm i fazës 2 të Projektit “Shëndet për të Gjithë” në Shqipëri, bazohet në mësimet e nxjerra gjatë fazës 1, rishikimin e jashtëm afatmesëm të kryer në vitin 2017, dhe rezultatet e seminarit të planifikimit, të mbajtur më 12 qershor 2018, i cili përfshiu të gjitha palët kryesore të interesit të angazhuara në zbatimin e projektit.

Parashtruar edhe në Strategjinë e SDC-së për Bashkëpunimin me Shqipërinë 2018-2021, qëllimi i fazës 2 të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) është “Popullsia shqiptare përfiton nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.”

Rezultatet e pritshme janë:

  1. MSHMS-ja dhe strukturat e saj rajonale menaxhojnë me më shumë efektshmëri dhe eficiencë shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor
  2. Qytetarët në qarqet e synuara kanë akses dhe përdorin me efektshmëri shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor e një cilësie më të mirë
Fushat e ndërhyrjes

Politika dhe strategji për KSHP

Profilet e punës në KSHP

Master i ri në Infermieri Familjare

Masteri në Menaxhim Shëndetësor

Kapacitetet e Inst. Shëndetësore

Kërkimi operacional në shëndetësi

Akreditimi dhe protokollet klinike

Kujdesi shëndetësor në banesë

Edukimi i Vazhdueshëm Mjekësor

Bashkëpunimi në nivel lokal