Përgjegjësia shoqërore dhe advokacia

HAP ka bashkëpunuar rregullisht me Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) për përgatitjen dhe zbatimin e modeleve të reja të shërbimit, siç është kujdesi në banesë, menaxhimi më i mirë i sëmundjeve jo-infektive përmes përdorimit të protokolleve në Kujdesin Shëndetësor Parësor, kujdesi për të moshuarit, etj.

Këto organizata kanë kapacitete teknike mjaft të mira dhe HAP do të vazhdojë të bashkëpunojë me to me qëllim që të përmirësojë qasjen ndaj shërbimeve dhe cilësinë e tyre në kujdesin shëndetësor parësor. HAP do të mbështesë dhe bashkëpunojë me OShC-të dhe Mediat që operojnë në fushën e advokimit shëndetësor me qëllim që:

– Të forcojë kapacitetet e OShC-ve për kryerjen e analizës së situatës, prodhimin e evidencace, dhe mbledhjen e dëshmive që kanë në qendër kujdesin shëndetësor parësor, grupet e cenueshme, pabarazinë në shëndet, barazinë gjinore etj.
– Të forcojë rolin e OShC-ve dhe Mediave në proceset e politikëbërjes dhe planifikimit në shëndetësi;
– Të mbështesë rolin e OShC-ve në përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.