Forcim kapacitetesh për institucionet qendrore

Gjatë fazës së konsolidimit të Projektit, rolin drejtues për përshkallëzimin e shërbimeve të kujdesit në banesë, protokolleve, dhe Grupeve të Kolegëve do ta ketë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS), Operatori, dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSh). Ndërkohë, HAP do t’i mbështesë këto organizata në nivel qendror dhe vendor duke bërë të mundur:

– Përmirësimin e kapaciteteve të Operatorit për të drejtuar, zbatuar dhe monitoruar kujdesin në banesë, protokollet e reja, etj., si edhe zhvillimin e personelit përgjegjës për këto ndërhyrje.
– Mbështetjen teknike dhe infrastrukturore të NjVKSh-ve me qëllim që ekipet e tyre të aftësohen në koordinimin dhe shtrirjen e mëtejshme të kujdesit në banesë, protokolleve etj.

HAP do të mbështesë edhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë (ASCK), duke ofruar:
– Mbështetje për forcimin e kapaciteteve teknike të ASCK-së lidhur me monitorimin periodik dhe sistematik të kënaqshmërisë së pacientëve.
– Mbështetje për rishikimin e standardeve të akreditimit të Qendrave Shëndetësore (QSH), për ta bërë këtë proces më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm për personelin e tyre.
– Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të ASCK-së për të ushtruar me efektivitet funksionet dhe përgjegjësitë e reja.

HAP do të bashkëpunojë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSh) për të konsoliduar sistemet e informacionit për shërbimet e reja shëndetësore, si kujdesi në banesë.