Dëshmi nga përfituesit

Që prej vitit 2015 bashkëpunojmë me mjekët dhe infermierët e familjes në mbi 100 qendra të kujdesit shëndetësor parësor në qarqet e Fierit, Dibrës, Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe Korçës ku kemi kontribuuar në përmirësimin e infrastrukturës, pajisjen me mjete mjekësore, dhe trajnimin e ekipit mjekësor. Është kënaqësi për ne të shohim përmirësimin e punës së përditshme klinike dhe rritjen e cilësisë së shërbimit që i ofrohet popullsisë shqiptare si rezultat i mbështetjes sonë.

Dr. Malvina MangaDrejtore dhe Mjeke familjeje
Qendra Shëndetësore Melan
Qarku i Dibrës

Eksperienca si facilitatore në Grupin e Kolegëve përvecse ka përmirësuar cilësitë e mia si drejtuese, ka përcuar edhe një model të gruas së re, mjekes së re me rëndësi në drejtim dhe transmetim të informacionit në një komunitet profesional.

Dr. Tushe QalliuDrejtore dhe Mjeke familjeje
Qendra Shëndetësore Aranitas
Qarku i Fierit

Ne si staf i qendrës shëndetësore jemi rritur nga dita në ditë. Përballemi me probleme të ndryshme por nuk i fshehim ato., përkundrazi, diskutojmë për të gjetur zgjidhjen e duhur ndërsa i ofrojmë komunitetit një shërbim më të mirë shëndetësor.

Dr. Albiona LamajDrejtore dhe Mjeke familjeje
Qendra Shëndetësore Patos
Qarku i Fierit

Ky projekt e ka rritur cilësinë e shërbimit ndaj pacientit në mënyrë absolute duke dhuruar instrumentat e cantës së mjekut sepse kemi disa pajisje shtesë që ne mund ti përdorim ndaj pacientit, mund te flasim me siguri ndaj tij dhe ne si mjekë na ka rritur dinjitetin e bluzave të bardha

Mbaresa DimoInfermiere
Qendra Shëndetësore Portëz
Qarku i Fierit

Trajnimet që kam zhvilluar me HAP-in, më kanë bërë të ndihem më lart profesionalisht, duke më dhënë guxim dhe besim në vetvete për t’u përballur me situata të ndryshme gjatë punës së përditshme dhe për t’i menaxhuar ato me profesionalizëm, etikë dhe korrektësi”