Çfarë është kapitalizimi?
Kapitalizimi është një proces përmes së cilit përvoja e një projekti kthehet në dije të përdorshme për të ardhmen. Ai ndihmon që praktikat, mësimet dhe rezultatet e arritura të mos mbeten të fragmentuara, por të analizohen, të dokumentohen dhe të integrohen në sistemet dhe politikat ekzistuese.
Përmes procesit të kapitalizimit, HAP synon të evidentojë jo vetëm sukseset, por edhe sfidat dhe mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të projektit, me qëllim që përvoja e krijuar të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe zhvillim të mëtejshëm në kujdesin shëndetësor parësor.
Kapitalizimi i HAP do të përqendrohet në fushat kryesore ku projekti ka kontribuuar për forcimin e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri.

Bashkëpunimi me universitetet për zhvillimin e burimeve njerëzore në KSHP
Në bashkëpunim me universitetet publike, projekti HAP kontribuoi në forcimin e burimeve njerëzore në Kujdesin Shëndetësor Parësor përmes zhvillimit të programeve të reja profesionale dhe përmirësimit të kapaciteteve akademike.
Në këtë kuadër u ndërtuan programet e Masterit në Menaxhim Shëndetësor (2017) dhe të Masterit në Infermieri Familjeje (2021), të cilat synonin përkatësisht përgatitjen e drejtuesve të aftë për menaxhimin efikas të institucioneve shëndetësore dhe të profesionistëve të kualifikuar për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për shërbime shëndetësore në banesë. Mbështetja përfshiu hartimin e kurrikulave moderne, trajnimin e pedagogëve dhe supervizorëve klinikë në bashkëpunim me universitete evropiane, si edhe përmirësimin e infrastrukturës mësimore.
Paralelisht, gjatë viteve 2019–2023, HAP ka mbështetur Kërkimet Operacionale mbi Sistemin dhe Shërbimet Shëndetësore, në bashkëpunim me institucionet akademike dhe kërkimore, duke nxitur prodhimin e evidencës vendase për përmirësimin e politikave dhe praktikave në shëndetësi.

Kujdesi Shëndetësor në Banesë: Zhvillimi, shtrirja dhe konsolidimi i shërbimit
Kujdesi Shëndetësor në Banesë është një nga zhvillimet më të rëndësishme të kujdesit parësor në Shqipëri për pacientët kronikë në pamundësi lëvizjeje dhe të moshuarit. Projekti HAP kontribuoi në krijimin, pilotimin dhe konsolidimin e këtij modeli të ri shërbimi.
Mbështetja përfshiu hartimin e manualeve teknike, trajnimin e infermiereve dhe forcimin e autonomisë së tyre profesionale, si edhe furnizimin e qendrave shëndetësore me pajisje mjekësore dhe paramjekësore. Falë kësaj mbështetjeje është forcuar njëkohësisht kujdesi në komunitet dhe aksesi i grupeve vulnerabël ndaj shërbimeve shëndetësore cilësore dhe gjithëpërfshirëse.
Në periudhën 2022–2025 u trajnuan mbi 1000 infermiere, duke mundësuar vazhdimësinë e kujdesit dhe cilësinë e jetës për pacientët më vulnerabël. Deri në dhjetor 2025, 96% e qendrave shëndetësore të mbështetura nga projekti (144 nga 150) ofronin vizita në banesë.

Standardizimi i menaxhimit të SJT-ve dhe roli i Grupeve të Kolegëve
HAP kontribuoi në standardizimin e trajtimit të sëmundjeve jo të transmetueshme në kujdesin parësor përmes hartimit dhe zbatimit të protokolleve dhe udhëzuesve klinikë për diabetin, hipertensionin, astmën, SPOK-un dhe dislipidemitë si dhe të manualit të edukimit shëndetësor për parandalimin e e tyre. Një vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për kujdes të specializuar për të moshuarit përmes hartimit të një udhëzuesi për t kujdesin ndaj të moshuarit dhe të manualit të edukimit shëndetësor për të moshuarit.
Për të mbështetur zbatimin në praktikë të protokolleve të lartpërmendura, projekti trajnoi mjekë dhe infermiere familjeje, pajisi qendrat shëndetësore me mjete klinike dhe forcoi Grupet e Kolegëve si një mekanizëm i edukimit profesional në vazhdim. Kjo qasje ndihmoi në unifikimin e praktikave klinike, rritjen e cilësisë së kujdesit dhe përmirësimin e trajtimit të pacientëve me sëmundje kronike.
Deri më sot janë trajnuar mbi 1000 profesionistë shëndetësorë, ndërsa Grupet e Kolegëve janë konsoliduar si hapësira funksionale për shkëmbim profesional, diskutim rastesh dhe zbatim të njëtrajtshëm të protokolleve klinike.

Mbështetja e grupeve vulnerabël me shërbime socio-shëndetësore
HAP ka kontribuar në funksionimin më të mirë të ekipeve ndërprofesionale në kujdesin shëndetësor parësor dhe integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore për të përmirësuar mbështetjen ndaj grupeve vulnerabël, përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe pacientët me çrregullime të shëndetit mendor.
Mbështetja përfshiu hartimin e udhëzuesit për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetin mendor, të manualit për kujdesin e specializuar ndaj të moshuarve dhe të manualeve të psikologut dhe të punonjësit social në KSHP, si edhe përpilimin e inventarëve të shërbimeve socio-shëndetësore në gjashtë bashki.
Përmes trajnimeve ndërprofesionale dhe Grupeve të Kolegëve, u forcuan kapacitetet e mjekëve, infermiereve, psikologëve dhe punonjësve socialë për të ofruar kujdes më të koordinuar dhe gjithëpërfshirës. Kjo qasje ka përmirësuar referimin e pacientëve, menaxhimin e rasteve dhe integrimin e shërbimeve në nivel komuniteti.