Shtrirja gjeografike e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë për SJT

Gjatë Fazës së Dytë, Projekti pati sukses me hartimin e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë për menaxhimin e pesë sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT): diabeti, hipertensioni, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astma dhe dislipidemia. Protokollet u miratuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS), ndërsa Operatori ua përcolli për zbatim të gjitha qendrave të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

HAP ofroi mbështetje për trajnimin e të gjithë mjekëve të familjes (MF) dhe të një të tretës së infermiereve të familjes (IF) në Fier dhe Dibër për përdorimin e këtyre protokolleve nëpërmjet trajnimeve për trajnerë, trajnimeve direkte dhe Grupit të Kolegëve. Që nga viti i fundit i Fazës 2, HAP vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Operatorin dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSh) për të shtrirë mbështetjen e zbatimit e të protokolleve për pesë SJT në zonat Shkodër, Durrës, Berat, Elbasan, Tiranë dhe Korçë.

Në këtë kontekst, HAP do të ofrojë mbështetje për:
– Operatorin që të mundësojë trajnimin e një numri të domosdoshëm trajnerësh të cilët më pas mobilizohen nga NjVKSh-të dhe qendrat shëndetësore për të vijuar trajnimin e kolegëve të tyre mbi përdorimin e protokolleve klinike.
– NjVKSH-të për zgjerimin dhe konsolidimin e grupeve të kolegëve si instrumenti më efektiv për të përftuar njohuri të reja dhe aftësi praktike për zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë.
– Operatorin, NjVKSh-të, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me qëllim që të monitorojnë zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve të SJT-ve.
– Ofrimin e pajisjeve mjekësore bazë për ekipet e përzgjedhura të mjekësisë familjare në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime të përmirësuara nëpërmjet zbatimit të protokolleve.
– Zhvillimin e kapaciteteve të ekipit të mjekësisë së familjes (MF dhe IF) për ofrimin e aktiviteteve promovues, edukuese për parandalimin dhe kontrollin e SJT-ve në QSH dhe gjatë vizitave në banesë.