Zbatim i modeleve të reja të Kujdesit Shëndetësor Parësor

Projekti Shëndet për të Gjithë do të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të modeleve të reja të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KShP) përgjatë zbatimit të Strategjisë për Zhvillimin e Shërbimeve të KShP-së 2020-2025.

Projekti po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) për zbatimin e kësaj Strategjie jo vetëm përmes zbatimit të aktiviteteve në qarqet e synuara, por edhe duke ofruar mbështetje teknike si më poshtë:

– Monitorimin e Strategjisë së KShP-së 2020-2025 dhe përgatitjen e një raporti vlerësimi me gjetje e rekomandime.
– Përgatitjen e fazës fillestare për Strategjinë e re të KSHP-së (2026 e tutje) mbi bazën e një raporti monitorimi të përgatitur në vitin e fundit të zbatimit të strategjisë së KSHP-së.
– Mbështetjen e hartimit të Planit të Veprimit për shtrirjen e shërbimeve të kujdesit në banesë, protokolleve etj.
– Mobilizimin e ekspertizës teknike (ndërkombëtare dhe vendore) për të hartuar dokumente të tjera rregullatore, manuale udhëzuese, etj., që drejtojnë zhvillimin e KShP-së.