Përditësim kurrikule mbi kujdesin për të moshuarit

Fushat e geriatrisë dhe gerontologjisë (kujdesi shëndetësor për të moshuarit) nuk janë pjesë e kurrikulës së Fakultetit të Mjekësisë apo të universiteteve të tjera të Shqipërisë. Për pasojë, studentët e mjekësisë dhe të sapodiplomuarit kanë formim të kufizuar për moshimin, nevojat dhe kujdesin shëndetësor për të moshuarit.

Në këto kontekst, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një Plan Veprimi për Moshimin 2021-2024, i cili, ndër të tjera, ka si synim zhvillimin e kapaciteteve për trajnimin në geriatri. Projekti u është bashkuar këtyre përpjekjeve duke ofruar:

– Mbështetje të Fakultetit të Mjekësisë për zhvillimin e një moduli specifik në geriatri dhe gerontolongji në ciklet ekzistuese të trajnimit pasuniversitar.
– Mbështetjen e pedagogëve që do të përfshihen në mësimdhënien e geriatrisë/gerontologjisë përmes teksteve shkollore, aktiviteteve si “Trajnimi i Trajnerëve”, etj.