Përfundojnë trajnimet për psikologët dhe punonjësit socialë në Kujdesin Shëndetësor Parësor
Muaji tetor shënoi përfundimin e trajnimeve për psikologët dhe punonjësit socialë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP), duke shënuar një hap të mëtejshëm në mbështetjen për forcimin e shërbimeve psikosociale dhe ofrimin e një kujdesi më të integruar ndaj nevojave të pacientëve. Trajnimet u zhvilluan në kuadër të mbështetjes së HAP-it për zbatimin në praktikë të […]
Konferenca përmbyllëse e HAP: 12 vjet bashkëpunim për forcimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor
Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) do të organizojë konferencën përmbyllëse “Drejt një kujdesi shëndetësor parësor më të fortë: 12 vjet mësime dhe perspektiva për të ardhmen”, e cila do të mbledhë së bashku politikëbërës, profesionistë të shëndetësisë, partnerë institucionalë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe rajoni për të reflektuar mbi dymbëdhjetë vjet mbështetje zvicerane për […]
Trajnimet kaskadë forcojnë aftësitë profesionale të infermierëve në 160 qendra shëndetësore
371 infermierë nga 160 qendra shëndetësore kanë përmirësuar aftësitë e tyre për ofrimin e kujdesit shëndetësor në banesë falë trajnimeve kaskadë të organizuara me mbështetjen e projektit HAP. Procesi nisi në shtator 2025, kur HAP mbështeti përgatitjen e 60 infermierëve-trajnerë nga katër operatorët rajonalë shëndetësorë të Tiranës, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Trajnimi ndërthuri përvetësimin e […]
Fillon trajnimi për punonjësit socialë në KSHP
Forcimi i kapaciteteve të punonjësve socialë në kujdesin shëndetësor parësor është thelbësor për një qasje më të integruar ndaj nevojave shëndetësore dhe sociale të individëve, familjeve vulnerabël. Në këtë kuadër, ka filluar trajnimi tre-ditor për punonjësit socialë në Kujdesin Shëndetësor Parësor, ku po marrin pjesë punonjës socialë nga 28 qendra shëndetësore në 14 njësi vendore […]
Përfundon programi i mentorimit të monitorimit mbështetës për Kujdesin Shëndetësor në Banesë
Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) mbylli me sukses ciklin e mentorimit të monitorimit mbështetës për zbatimin e shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB), duke kontribuuar në forcimin e kapaciteteve të ekipeve monitoruese të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në kujdesin shëndetësor parësor. Gjatë periudhës prill–korrik 2026, […]
Integrimi i shërbimeve psikosociale në KSHP – Një faktor kyç për mirëqenien e pacientëve
Lulzime Gjyriqi është punonjëse sociale e licensuar me rreth 12 vite përvojë profesionale në fusha të tilla si lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhuna në familje, fuqizimi i komuniteteve, puna me emigrantët dhe sistemi arsimor. Prej tre vjetësh ajo ushtron detyrën e punonjëses sociale pranë Qendrës Socio-Shëndetësore nr.7 në Tiranë, ndërsa prej pesë vjetësh […]
Fuqizimi i psikologëve për shërbimet e shëndetit mendor në KSHP – HAP vijon trajnimet
Projekti “Shëndet për të gjithë” (HAP) po vijon me programin e trajnimeve të akredituara për forcimin e kapaciteteve të psikologëve që punojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor (KSHP) në Shqipëri. Kjo nismë mbështet zbatimin efektiv të “Manualit të Psikologut në Kujdesin Shëndetësor Parësor”, të miratuar së fundmi, duke pajisur profesionistët me njohuritë dhe aftësitë […]
Integrimi i shërbimeve psikosociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor në fokus të forumit të kapitalizimit të HAP
Më 10 qershor 2026, Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) organizoi forumin e diskutimit me temë “Integrimi i shërbimeve psikosociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor – Drejt përmbushjes së nevojave mjekësore, psikologjike dhe sociale të qytetarëve”, në kuadër të procesit të kapitalizimit të përvojave dhe njohurive të krijuara gjatë zbatimit të projektit. Forumi mblodhi përfaqësues të […]
HAP vë në dispozicion të publikut produktet e kapitalizimit dhe raportet teknike
Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) ka përmirësuar infrastrukturën e ndarjes së njohurive përmes dy përditësimeve kryesore në faqen e tij të internetit, duke çuar më tej transparencën, mësimnxënien institucionale dhe qasjen e publikut ndaj dëshmive dhe të dhënave të gjeneruara përgjatë gjithë projektit. Një faqe e dedikuar përmbledh produktet e kapitalizimit Faqja zyrtare e […]
HAP publikon “Manualin Praktik të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor”
Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) ka publikuar Manualin Praktik të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor, një referencë e re profesionale e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Urdhri nr. 303, datë 28.04.2026). Manuali u hartua me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes Projektit HAP, dhe u përgatit […]