HAP zhvillon forumin e diskutimit mbi standardizimin e trajtimit të SJT-ve dhe rolin e Grupeve të Kolegëve në KSHP
Në kuadrin e procesit të kapitalizimit të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP), u zhvillua forumi i diskutimit me temë “Standardizimi i trajtimit të SJT-ve dhe roli i Grupeve të Kolegëve: Reflektim mbi procesin e përmirësimit të cilësisë në Kujdesin Shëndetësor Parësor”, me pjesëmarrjen e partnerëve institucionalë, profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) dhe përfaqësuesve […]
Infermieria në fokus të një programi televiziv kushtuar zgjedhjeve të karrierës
Qeveria zvicerane mbështeti realizimin e episodit të parë të programit televiziv “Punë pa Teka”, një nismë e re e transmetuar nga Top Channel që synon të njohë të rinjtë me profesione të ndryshme përmes përvojave të jetës reale dhe t’i ndihmojë ata të marrin vendime të mirëinformuara për karrierën e tyre në të ardhmen. Episodi […]
Nga Politikat te Praktika: Delegacioni rajonal viziton Qendrën Socio-Shëndetësore Vorë për të parë nga afër përmirësimet në Kujdesin Shëndetësor Parësor
Më 5 maj 2026, Qendra Socio-Shëndetësore Vorë mirëpriti një delegacion pjesëmarrës në shkëmbimin rajonal të programeve shëndetësore të mbështetura nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Evropën Lindore. Kjo vizitë në terren ofroi një mundësi për të parë nga afër zbatimin praktik të ndërhyrjeve për fuqizimin e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. Vizita […]
Reflektim mbi të ardhmen e Kujdesit në Banesë: Forumi i diskutimit mbledh aktorët kryesorë të shërbimit
Në kuadër të procesit të kapitalizimit, Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) organizoi më 28 prill 2026 një forum diskutimi me titull “Kujdesi në Banesë: Reflektim mbi zhvillimin, shtrirjen dhe konsolidimin e shërbimit“. Ky aktivitet mblodhi në tryezë hartues të politikave, drejtues të sistemit shëndetësor, profesionistë të shëndetësisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë për […]
Mbledhja e fundit e Komitetit Drejtues të HAP: Rëndësia e kontributit 12 vjeçar të projektit dhe qëndrueshmëria
Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) zhvilloi mbledhjen e tij të 22-të dhe të fundit të Komitetit Drejtues më 16 prill 2026 në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ky takim mblodhi përfaqësues të institucioneve kombëtare, Ambasadës Zvicerane, partnerëve për zhvillim dhe organizatave profesionale, për të reflektuar mbi bashkëpunimin gati 12-vjeçar në fuqizimin e kujdesit […]
Drejt forcimit të rolit të punonjësit social: mbahet takim konsultues për manualin praktik në KSHP
Më 26 mars 2026, u zhvillua një takim konsultues për Manualin Praktik të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP), me pjesëmarrjen e një game të gjerë aktorësh nga sistemi shëndetësor dhe social. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, institucioneve të varësisë, Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, drejtues […]
HAP zhvillon aktivitetin e parë të kapitalizimit: Bashkëpunimi me universitetet për zhvillimin e burimeve njerëzore në KSHP
Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) zhvilloi më 25 mars 2026 aktivitetin e parë në kuadër të fazës së kapitalizimit, me temë: “Bashkëpunimi me universitetet për zhvillimin e burimeve njerëzore në kujdesin shëndetësor parësor.” Tryeza e diskutimit u mbajt në Hotel Plaza, Tiranë, dhe mblodhi një gamë të gjerë aktorësh nga sistemi shëndetësor dhe akademik, […]
Nga zbatimi te kapitalizimi: Arritjet, mësimet dhe vijueshmëria
Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) ka hyrë në një etapë të rëndësishme: kapitalizimin, një proces strategjik që synon të kthejë përvojën dhe njohuritë e krijuara gjatë më shumë se një dekade ndërhyrjesh në vlera të qëndrueshme për sistemin shëndetësor në Shqipëri. Pas 11 vitesh zbatim, kjo fazë shënon një kalim të qartë nga implementimi […]
HAP merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të OBSH-së për integrimin e shërbimeve të shëndetit mendor në KSHP
Zyra Rajonale për Evropën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë organizoi më 25-26 shkurt 2026 një mini-konferencë ndërkombëtare me mbi 1500 ekspertë dhe përfaqësues projektesh nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar përparimet dhe sfidat e integrimit të shërbimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP). Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) u […]
Arben Xhuveli: Grupet e Kolegëve ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit profesional për zbatimin e protokolleve
Arben Xhuveli është mjek familjeje dhe njëkohësisht drejtor i Qendrës Shëndetësore Novoselë, Vlorë. Ai është diplomuar si mjek i përgjithshëm në Universitetin e Tiranës në vitin 1994 dhe ka punuar në fushën e mjekësisë familjare, në shërbimin shëndetësor parësor gjatë gjithë karrierës së tij. Dr. Xhuveli mbulon me shërbim shëndetësor një popullatë prej 4300 banorësh […]