Lajme

HAP merr mirënjohje për arritjet në Mbledhjen e Komitetit Drejtues

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), e cila u mbajt në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) më 24 nëntor, palët kryesore të projektit u mblodhën për të shqyrtuar e diskutuar ecurinë e aktiviteteve të HAP gjatë gjashtëmujorit të parë të Vitit të Parë të Fazës […]

Shkëmbim përvojash e praktikash ndërmjet projekteve HAP në Shqipëri dhe AQH në Kosovë

Përfaqësues të sektorit të Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) realizuan një vizitë pune dy-ditore në Prishtinë në datat 7-8 nëntor ku u mirëpritën nga përfaqësues të Projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Kosovës. Vizita synonte që përfaqësuesit përkatës të mësonin më shumë […]

Vjeshtë intensive për mjekësinë familjare: Ja trajnimet e realizuara

Muajt shtator-nëntor 2023 kanë mbledhur mjekët dhe infermieret e familjes në trajnime të rëndësishme lidhur me përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj të moshuarve dhe zbatimin e protokolleve për sëmundjet jo të transmetueshme. Trajnimi për Kujdesin mjekësor për të moshuarit është një trajnim kyç përballë nevojës në rritje për kujdes të kësaj grupmoshe. Trajnimi  aftëson mjekët […]

Kujdesi mjekësor për të moshuarit në KSHP: Filluan trajnimet e akredituara nga ASCK

Gjatë muajve tetor dhe nëntor do të zhvillohen Trajnime për Trajnerë lidhur me ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit në kujdesin shëndetësor parësor. Me mbështetjen e HAP, ekipe me mjekë dhe infermiere nga qendra shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, dhe Korçë do të aftësohen për zbatimin e udhëzuesve, protokolleve të mjekimit […]

HAP merr pjesë në konferenca ndërkombëtare të shëndetit

Lozanë, Zvicër — Konferenca Zvicerane e Shëndetit Publik 2023, që u mbajt në Lozanë më 12-13 shtator, shërbeu si një platformë e rëndësishme diskutimesh të cilat rikthyen vëmendjen tek marrëdhënia kritike ndërmjet shëndetit publik dhe kujdesit shëndetësor parësor. Këtë vit konferenca kishte si temë qendrore “Public Health and Primary Care: Stronger Together” duke theksuar rolin […]

HAP forcon aftësitë monitoruese për zbatimin e KSHB-së

Gjatë muajit tetor, HAP po mbështet forcimin e aftësive monitoruese të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor (OSHKSH), Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH), Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe Qendrave Shëndetësore për zbatimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB) nga ana e ekipeve të mjekësisë familjare. Për këtë qëllim po […]

Vijojnë trajnimet e mjekësisë familjare për parandalimin dhe kontrollin e SJT-ve

Ekipe të përzgjedhura të mjekësisë familjare në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të jenë pjesë e një serie Trajnimesh-për-Trajnerë në muajt shtator-tetor 2023 lidhur me zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë për sëmundjet jo-infektive më të përhapura si diabeti, hipertensioni, dislipidemia, astma, dhe SPOK-u. Trajnimet parashikojnë ofrimin e 20 seancave 6-orëshe mbi “Përdorimin e […]

Mbledhje e NJVKSH Durrës

Përmirësimi i kujdesit shëndetësor: Bashkëpunimi i suksesshëm i NJVKSH Durrës me HAP

Në qytetin bregdetar të Durrësit, mbi 100,000 banorë po përjetojnë një transformim të kujdesit shëndetësor parësor nën udhëheqjen e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSH). Biseduam me Eriona Petron, Shefe e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor që nga viti 2016, për të mësuar më shumë se si bashkëpunimi me Projektin Shëndet për të Gjithë (HAP) […]

Workshop: Advocacy in Healthcare

HAP zhvillon workshop-in “Advokacia në Shëndetësi: Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Grupet Vulnerabël”

Projekti “Shëndet për të gjithë” zhvilloi workshopin me temë “Advokacia në Shëndetësi: Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Grupet Vulnerabël” me pjesëmarrjen e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave që punojnë në fushën e advokimit në shëndetësi. Qëllimi i workshopit ishte diskutimi mbi çështjet për advokim në kujdesin shëndetësor parësor dhe nevojat aktuale e të mëtejshme të […]