Category: Lajme

Përfundon cikli i trajnimeve për parandalimin dhe menaxhimin e SJT-ve – Fillon ngritja e Grupeve të Kolegëve

Ka nisur puna për ngritjen e Grupeve të Kolegëve në qendra shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Kavajë, Shkodër, Pogradec, Mirditë, Kukës, Lezhë dhe Elbasan. HAP po mbështet nga afër Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për këtë proces përmes workshopeve me facilitatorët e Grupeve të Kolegëve  të cilët udhëzohen mbi ngritjen dhe rregullat e  mirëfunksionimit të […]

HAP & Pema e Jetës: Takim mbi mundësimin e fizioterapisë për personat me sklerozë multiple në Kujdesin Parësor

Fondacioni “Pema e Jetës” organizoi një takim me përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme shëndetësore, ekspertë të neurologjisë, e advokues të të drejtave të pacientëve për të ndarë gjetjet e dy raporteve të realizuara në kuadër të projektit Mundësimi i Trajtimit me Fizioterapi për individët të prekur nga Skleroza Multiple (SM) në Qendrat e Kujdesit […]

“Menaxhimi i sëmundjeve kronike kërkon bashkëpunim” – Geraldo Krasi flet për rëndësinë e besueshmërisë në raportin mjek-pacient

Geraldo Krasi është mjek familjeje i sapoemëruar në ambulancën Duhanas, në Qendrën Shëndetësore Velabisht, Berat, i cili njihet për përgatitjen dhe përkushtimin e tij gjatë trajnimeve të realizuara me mbështetjen e HAP, veçanërisht në rolin e facilitatorit të Grupeve të Kolegëve. A mund të na përshkruani shkurtimisht rolin tuaj në identifikimin dhe ofrimin e kujdesit […]

Fuqizimi i rolit të punonjësit social në KSHP: HAP organizon tryezë diskutimi mbi instrumentet e punës

Në kuadrin e mbështetjes për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në kujdesin parësor dhe zbatimin e Strategjisë së KSHP-së, HAP organizoi një tryezë diskutimi mbi draftin e “Instrumenteve të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor në Shqipëri”, i hartuar me mbështetjen e qeverisë zvicerane. Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe […]

Forcimi i sistemit shëndetësor: HAP investon në zhvillimin profesional të drejtuesve

HAP është krenar që mbështet forcimin e kapaciteteve të institucioneve kyçe shëndetësore përmes investimeve të vazhdueshme në trajnime ndërkombëtare me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend. Si pjesë e këtij angazhimi, znj. Marsida Mulaj, në cilësinë e Drejtoreshës së Kujdesit Parësor dhe Spitalor pranë Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, dhe z. […]

Prill-shtator 2024: Mbyllen trajnimet për procedurat standarde infermierore në 10 NjVKSh

Gjatë periudhës prill-shtator 2024 u zhvilluan trajnime për trajnerë mbi procedurat standarde infermierore të nevojshme për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB) për 32 qendra shëndetësore të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSh) Tiranë, Elbasan, Peshkopi, Bulqizë, Mat, Pogradec, Kavajë, Kukës, Lezhë, dhe Mirditë. 200 infermierë dhe specialistë nga këto 10 NjVKSh morën pjesë […]

Revista e Shëndetit i kushton një numër special Projektit HAP

Revista e Shëndetit i ka kushtuar një numër të veçantë projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) si një nismë madhore e qeverisë zvicerane që ka ndikuar thellësisht në përmirësimin e aksesibilitetit dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor parësor për të gjithë qytetarët shqiptarë, me një fokus të veçantë tek grupet më të cenueshme. Në këtë numër, […]

Hapja e regjistrimeve për masterin profesional në Infermieri Familjeje: Një mundësi e shkëlqyer për infermierët në Shqipëri

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (FSHMT) ka hapur aplikimet për programin pasuniversitar Master Profesional në “Infermieri Familjeje” për të tretin vit radhazi, një program kyç për përgatitjen e infermierëve të specializuar në kujdesin shëndetësor të familjes dhe komunitetit. Deri më 4 tetor, ky program unik në Shqipëri mirëpret aplikimet nga të gjithë studentët apo infermierët […]

Vizitë në terren: Zbatimi i kujdesit shëndetësor në banesë dhe i protokolleve të mjekimit për SJT-të

Një ekip i përbërë nga drejtuesit dhe stafi teknik i Projektit HAP vizituan Operatorin Rajonal dhe Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër për të diskutuar mbi zbatimin e kujdesit shëndetësor në banesë dhe të protokolleve të mjekimit për 5 SJT-të. Agjenda e ditës filloi me një takim me Operatorin dhe NjVKSh-në Shkodër ku përfaqësuesit e […]