Politika & Strategji për KSHP

Projekti Shëndet për të Gjithë po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në hartimin e politikave dhe strategjive për Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP) dhe Burimet Njerëzore mbështetur në qasjet gjithëpërfshirëse, që lidhen me sektorin arsimor dhe shoqërinë civile. Në këtë kuadër, në vitin 2019, HAP po mbështet grupin e punës të ngritur nga MSHMS për hartimin e strategjisë për Kujdesin Shëndetësor Parësor duke mobilizuar ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas.

Në vijimësi, Projekti do të ofrojë ekspertizën e nevojshme në mbështetje të MSHMS-së për hartimin e strategjisë dhe burimet njerëzore të KSHP-së për strategjinë e shëndetësisë duke:

  • Nxjerrë të dhënat lidhur me KSHP-në, mjekësinë e familjes dhe BNJSH-të, duke përfshirë aspektet që kanë të bëjnë me formimin universitar, formimin pasuniversitar dhe EVM-në e mjekëve dhe infermierëve, si dhe duke i vënë në dispozicion të palëve kyçe të interesit.
  • Mbështetur zhvillimin e mjeteve të planifikimit dhe menaxhimit, të nevojshme për zhvillimin e BNJSH-ve dhe monitorimi i prirjeve të përgjithshme në prodhimin dhe migracionin e fuqisë punëtore shëndetësore.
  • Krijuar dhe propozuar qasje për qëndrimin e punonjësve të shëndetësisë në zonat rurale