Master në Menaxhim Shëndetësor

Një ndër arritjet kryesore të fazës së parë të Projektit ishtë hapja e programit të ri Master për menaxhimin shëndetësor me kontributin e dy fakulteteve nga dy universitete të ndryshme, përkatësisht Fakulteti i Mjekësisë (Universiteti i Mjekësosë) dhe Fakulteti i Ekonomisë (Universiteti i Tiranës).

Projekti do të mbështesë konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e Masterit të Menaxhimit Shëndetësor duke mbështetur zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe pedagogjike të pedagogëve, krijuar dhe lehtësuar kushtet për stazhet e studentëve të Masterit dhe kërkimin operacional të orientuar drejt problemeve në kuadër të tezës së Masterit, duke ofruar mbështetje për hartimin e një sërë moduleve të specializuara në menaxhimin spitalor me qëllim hartimin e një programi opsional në këtë fushë si dhe duke mbështetur aktivitetet kërkimore operacionale të pedagogëve dhe studentëve. Gjithashtu, HAP do të mbështesë departamentet përgjegjësë të secilit fakultet në zhvillimin e kapaciteteve për rritjen e ofertës së edukimit i vazhdueshëm, me synim menaxherët shëndetësorë.