Akreditimi dhe Protokollet Klinike

Cilësia e shërbimeve të KSHP-së mund të përmirësohet nëpërmjet procedurave të akreditimit dhe promovimit të përdorimit të protokolleve klinike, si dhe zgjidhjeve të shëndetësisë elektronike dhe digjitale në nivelin e KSHP-së.

Në këtë kuadër, Projekti Shëndet për të Gjithë do të botojë dhe do të vërë në dispozicion të çdo mjeku të KSHP-së, në format elektronik dhe të shtypur, udhëzuesit dhe protokollet që do të vlerësohen me aktorët e interesuar të sistemit shëndetësor në Shqipëri si dhe do të mbështesë trajnimin dhe elementet e tjera përkatëse, për të lehtësuar vënien në praktikë të udhëzuesve dhe protokolleve klinike përfshirë këtu edhe zgjidhjet e shëndetësisë elektronike dhe digjitale lidhru me protokollet klinike. Krahas kësaj, HAP-2 do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve të organizatave shqiptare në monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim garantimin e përdorimit të efektshëm të protokolleve përfundimtare dhe të vlerësuara nga ana e ofruesve të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu, HAP-2 do të mbështesë ekipet e kujdesit shëndetësor parësor në përgatitjen e paketës së dokumenteve të nevojshme për akreditim të cilat duhet t’i përshtaten situatës së çdo qendre shëndetësore. Krahas kësaj, ekipi i menaxhimit do të përfitojë mbështetje për zbatimin e procedurave të tjera të nevojshme për arritjen e standardeve të cilësisë, të përcaktuara nga MSHMS-ja.