Kërkime operacionale në shëndetësi

Menaxhimi dhe vendimmarrja e mbështetur në evidenca kërkon informacione të reja dhe të posaçme, që shpeshherë mblidhen dhe përpunohen nëpërmjet kërkimit operacional. HAP-i ka mbështetur procesin e kërkimit operacional gjatë fazës 1 nëpërmjet ADHS-së, studimeve të familjeve dhe cilësisë në zonat gjeografike të mbuluara nga projekti, studimin e cenueshmërisë (në proces), etj. Megjithatë, në Shqipëri kapacitetet kërkimore mbeten të dobëta dhe nevojitet forcimi i mëtejshëm i kompetencave të kërkuesve të rinj në fushat përkatëse, si hartimi i protokolleve kërkimore, përpunimi i të dhënave kërkimore dhe statistikat, mbledhja e fondeve për kërkim, shkrimi shkencor dhe botimi. Veç kësaj, ekziston nevoja për të kontribuar në zhvillimin e një kulture të përkthimit të politikave, p.sh. integrimi i gjetjeve dhe përfundimeve të kërkimit, në politika dhe strategji, dhe procese vendimmarrjeje.

Mbështetja e HAP-2 për aktivitetet e kërkimeve operacionale konstiston kryesisht në forcimin e kapaciteteve të organizatave që kanë kompetenca kërkimore, ofrimin e fondeve të vogla për kërkimin operacional në lidhje me shërbimet shëndetësore, KSHP-në, BNJSH-të dhe kontrollin e SJT-ve, shpërndarjen e efektshme të evidencave të sapopërftuara për politikat dhe praktikën, ofrimin e mbështetjes dhe mundësive për konferenca kombëtare/ndërkombëtare për ndarjen e rezultateve të kërkimit dhe mbështetjen e funksionimit të Komitetit Kombëtar dhe/ose universitar të Etikës në kërkimin operacional shëndetësor.

Raporte të publikuara gjatë fazës së parë të Projektit.