Kapacitetet e institucioneve shëndetësore

Në kuadër të reformës së qeverisjes në sektorin e shëndetësisë e cila po zbatohet nga MSHMS, është krijuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor i cili përbëhet nga një drejtori kombëtare dhe katër drejtori rajonale, me seli në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan. Drejtoritë e shëndetit publik tashmë konsiderohen si “Njësi Vendore të Shërbimeve Shëndetësore” dhe do të kenë më shumë përgjegjësi në lidhje me monitorimin, mbikëqyrjen dhe mbledhjen e informacioneve në lidhje me marrëdhëniet me shërbimet e shëndetit publik dhe të KSHP-së.

HAP-2 do të ndihmojë Operatorin e Shërbimeve Shëndetësore dhe institucionet nën varësi në realizimin e funksioneve specifike duke ofruar mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale të përgjithshme, nxitjen e kapaciteteve e NJVKSH-ve për mbledhjen, grumbullimin dhe analizimin e të dhënave në nivel qarku,  ngritjen e sistemit të mbikëqyrjes mbështetëse për shërbimet e KSHP-së, mbështetjen e kapaciteteve monitoruese për cilësinë e sistemit/shërbimeve të kujdesit shëndetësor.