Edukimi i Vazhdueshëm Mjekësor

Për pjesën më të madhe të kategorive të personelit shëndetësor, edukimi i vazhdueshëm ka qenë fokusi i ndërhyrjeve të SDC-së gjatë 10 vjetëve të fundit. HAP-i ka pasur sukses në zhvillimin e një serie aktivitetesh të Edukimit të Vazhdueshëm, me anë të mbështetjes së Grupeve të Kolegëve (GK) si nje mjet i ri i Edukimit të Vazhdueshëm. Grupet e Kolegëve kanë përfshirë mjekë, infermierëve dhe menaxherë të qendrave shëndetësore në nivel KSHP-je. Gjatë fazës së dytë, HAP-i do të vijojë të mbështesë konsolidimin dhe shtrirjen e GK-ve, duke garantuar transferimin përparues të rolit advokues dhe mbështetës tek institucionet shqiptare përkatëse si dhe do të vlerësojë qëndrueshmërinë, efikasitetin dhe efektshmërinë e GK-ve në përgjigje të kërkesës së Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV). Në lidhje me këtë të fundit, HAP do të vazhdojë të mbështesë QKEV-në për sigurimin e cilësisë së aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Mjekësor.

Gjithashtu, HAP do të mbështetë aktorët e përzgjedhur të sektorëve arsimorë/ shëndetësorë për t’u bërë ofrues afatgjatë të EV-së, do të suportojë prezantimin dhe zbatimin e qasjeve të reja të EVM-së, si auditet klinike, mbikëqyrjen mbështetëse, etj si dhe do të mbështesë përfshirjen e menaxherëve të kujdesit shëndetësor në sistemin e ricertifikimit.