Materialet e trajnimit të paraqitura në këtë seksion janë zhvilluar për tu përdorur nga profesionistët e kujdesit shëndetësor parësor, mjekë dhe infermjerë. Këto materiale janë një bazë e mirë për trajnime brenda ekipit të qendrës shëndetësore, në formën e Grupit të Kolegëve, lidhur me aftësimin e profesionistëve shëndetësore në parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 si dhe për të këshilluar komunitetet ku shërbejnë për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit nga virusi SARS-CoV-2. Nëse ju nevojiten materialet në format të editueshëm (power point), lutemi dërgoni kërkesën tuaj në info@hap.org.al