HAP zhvillon forum diskutimi mbi ecurinë e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë
Më 6 dhjetor HAP organizoi forumin “Përvoja e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë në Shqipëri”. Forumi mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ambasadës së Zvicrës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si edhe drejtorët e […]
HAP merr mirënjohje për arritjet në Mbledhjen e Komitetit Drejtues
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), e cila u mbajt në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) më 24 nëntor, palët kryesore të projektit u mblodhën për të shqyrtuar e diskutuar ecurinë e aktiviteteve të HAP gjatë gjashtëmujorit të parë të Vitit të Parë të Fazës […]
Shkëmbim përvojash e praktikash ndërmjet projekteve HAP në Shqipëri dhe AQH në Kosovë
Përfaqësues të sektorit të Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) realizuan një vizitë pune dy-ditore në Prishtinë në datat 7-8 nëntor ku u mirëpritën nga përfaqësues të Projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Kosovës. Vizita synonte që përfaqësuesit përkatës të mësonin më shumë […]
Vjeshtë intensive për mjekësinë familjare: Ja trajnimet e realizuara
Muajt shtator-nëntor 2023 kanë mbledhur mjekët dhe infermieret e familjes në trajnime të rëndësishme lidhur me përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj të moshuarve dhe zbatimin e protokolleve për sëmundjet jo të transmetueshme. Trajnimi për Kujdesin mjekësor për të moshuarit është një trajnim kyç përballë nevojës në rritje për kujdes të kësaj grupmoshe. Trajnimi aftëson mjekët […]
Kujdesi mjekësor për të moshuarit në KSHP: Filluan trajnimet e akredituara nga ASCK
Gjatë muajve tetor dhe nëntor do të zhvillohen Trajnime për Trajnerë lidhur me ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit në kujdesin shëndetësor parësor. Me mbështetjen e HAP, ekipe me mjekë dhe infermiere nga qendra shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, dhe Korçë do të aftësohen për zbatimin e udhëzuesve, protokolleve të mjekimit […]
HAP merr pjesë në konferenca ndërkombëtare të shëndetit
Lozanë, Zvicër — Konferenca Zvicerane e Shëndetit Publik 2023, që u mbajt në Lozanë më 12-13 shtator, shërbeu si një platformë e rëndësishme diskutimesh të cilat rikthyen vëmendjen tek marrëdhënia kritike ndërmjet shëndetit publik dhe kujdesit shëndetësor parësor. Këtë vit konferenca kishte si temë qendrore “Public Health and Primary Care: Stronger Together” duke theksuar rolin […]
HAP forcon aftësitë monitoruese për zbatimin e KSHB-së
Gjatë muajit tetor, HAP po mbështet forcimin e aftësive monitoruese të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor (OSHKSH), Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH), Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe Qendrave Shëndetësore për zbatimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB) nga ana e ekipeve të mjekësisë familjare. Për këtë qëllim po […]
Vijojnë trajnimet e mjekësisë familjare për parandalimin dhe kontrollin e SJT-ve
Ekipe të përzgjedhura të mjekësisë familjare në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të jenë pjesë e një serie Trajnimesh-për-Trajnerë në muajt shtator-tetor 2023 lidhur me zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë për sëmundjet jo-infektive më të përhapura si diabeti, hipertensioni, dislipidemia, astma, dhe SPOK-u. Trajnimet parashikojnë ofrimin e 20 seancave 6-orëshe mbi “Përdorimin e […]
Përmirësimi i kujdesit shëndetësor: Bashkëpunimi i suksesshëm i NJVKSH Durrës me HAP
Në qytetin bregdetar të Durrësit, mbi 100,000 banorë po përjetojnë një transformim të kujdesit shëndetësor parësor nën udhëheqjen e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSH). Biseduam me Eriona Petron, Shefe e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor që nga viti 2016, për të mësuar më shumë se si bashkëpunimi me Projektin Shëndet për të Gjithë (HAP) […]
Dr. Bajram Lami: Rritet fluksi i vizitave pas rindërtimit të qendrës shëndetësore
Dr. Bajram Lami është mjeku i qendrës shëndetësore të sapo rindërtuar në fshatin Zall Mner në bashkinë Kamëz. Folëm së bashku për përvojën e tij të gjatë në shërbim të komunitetit dhe për të mirat që sjell përmirësimi i infrastrukturës në cilësinë dhe gamën e shërbimeve që u ofrohen banorëve të zonës. Sa vite keni […]