Projekti Shëndet për të Gjithë prezanton progres-raportin për semestrin e parë të 2017
Anëtarët e Komitetit Drejtues u takuan në Tiranë më 24 tetor 2017, nën drejtimin e Ministres të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorit të Zvicrës Christoph Graf, për të shqyrtuar zbatimin e planit të punës për gjashtëmujorin e parë të vitit, rekomandimet e Analizës afatmesme dhe planin e punës për pjesën e mbetur të vitit. Komiteti […]
Hap Dyert Programi i Masterit Profesional në Menaxhim Shëndetësor
Projekti Shëndet për të Gjithë shënon një tjetër sukses, teksa Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë ka filluar të pranojë aplikime për Masterin Profesional në Menaxhim Shëndetësor. Përpjekjet për hapjen e këtij kursi datojnë në fillim të viteve 2000 dhe Projekti HAP ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij që prej 2015, […]
Komuniteti i Komsisë tani me një qendër shëndetësore të rikonstruktuar
Komsi (Mat)—Të mërkurën, 21 qershor, në përfundim të punimeve rikonstruktuese, Projekti Shëndet për të Gjithë i dorëzoi Drejtorisë së Shëndetit Publik Burrel qendrën shëndetësore Komsi. Rehabilitmi i kësaj qendre shëndetësore ishte rezultat i një marrëveshje midis HAP dhe Bashkisë Burrel. Kjo është qendra e katërt shëndetësore që HAP ka rehabilituar në qarkun Dibër. Në fillim […]
Shtatëdhjetedy kryeinfermierë në punëtorinë për fuqizimin e rolit të infermierit.
Infermierët që punojnë në kujdesin shëndetësor parësor kanë shumë detyra: janë infermierë të përgjithshëm, por gjithashtu edhe për kujdesin shëndetësor të nënës dhe fëmijës; ofrojnë këshilla mbi shëndetin seksual, por edhe mbi atë mendor; punojnë për një komunitet të shëndetshëm dhe shpesh janë kontakti i parë që banorët e zonave të largëta rurale kanë me […]
Tri qendra të rinovuara shëndetësore në qarkun Dibër gati për t’ju shërbyer 24.000 banorëve
Më 1 qershor, 2017, Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) përfundoi renovimin e tri qendrave shëndetësore në qarkun e Dibrës: Kastriot, Maqellarë dhe Shupenzë. Ndërtesat e rinovuara do të ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor për rreth 24.000 banorët e njësive administrative përkatëse. Një qendër e katërt shëndetësore, në Komsi, është gjithashtu në proces […]
Trajnim për menaxhimin e emergjencave për stafin e qendrave shëndetësore
Menaxhimi i rasteve të urgjencës është një pjesë integrale e kujdesit shëndetësor parësor. Duke qenë kontakti i parë, sidomos ata që punojnë në qendra shëndetësore 24-orësh, stafi i kujdesit parësor mund të hasi në lloje të ndryshme emergjencash: që nga ataku në zemër te koma diabetike, te lëndimet prej aksidenteve rrugore apo atyre në vendin […]
Stafi dhe partnerë të HAP prezantojnë punimet e tyre në konferencën ndërkombëtare të Shëndetit Publik
Instituti i Shëndetit Publik, me mbështetjen e Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), organizoi më 9 maj Konferencën e 9-të Ndërkombëtare të Shëndetit Public, me focus përcaktorët e sjelljeve të lidhura me shëndetin dhe sëmundjet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës. Specialist nga organizata shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshi përfaqësues nga HAP, ofruan gjetje […]
Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Cakran, Fier, përfitojnë 15,000 mijë banorë
Një bashkëpunim midis Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministrisë së Shëndetësisë bëri të mundur renovimin e qendrës shëndetësore Cakran, Fier, e cila ofron shërbim 24 orësh dhe i shërben rreth 15 mijë banorëve të kësaj zone dhe 3 njësive administrative përreth. Në inaugurimin e Qendrës Shëndetësore të Cakranit merrnin pjesë Ministrja e […]
Punëtori për forcimin e njësive të monitorim-vlerësimit dhe statistikave
Më 27 dhe 28 shkurt, Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) organizoi në Tiranë një punëtori dyditore për Forcimin e sektorëve të monitorimit, vlerësimit dhe statistikave pranë drejtorive të Shëndetit Publik dhe drejtorive rajonale të Fondit të Sigurime të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor në qarqet e Dibrës dhe Fierit. Punëtoritë u fokusuan te përkufizime kyç […]
Punëtori me ekipet ndërprofesionale të kujdesit shëndetësor parësor
“Ekipet ndërprofesionale në kujdesin shëndetësor parësor” ishte tema e punëtorive një ditë e gjysëm të organizuar nga Projekti Shëndet për të Gjithë në Dibër dhe Fier. Pjesëmarrës në këto punëtori ishin ekipet e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor,, të përbërë nga menaxherë, mjekë familje, infermierë familje dhe ambulance, që punojnë në pesë qendra shëndetësore në […]