Lajme

Dr. Shkëndije Kuçi: HAP, mbështetje e vazhdueshme për mjekësinë familjare

Qendra Shëndetësore Vorë është një nga qendrat e rinovuara plotësisht me mbështetjen e projektit HAP. Në këtë qendër ku po zbatohen disa ndërhyrje të rëndësishme të projektit si përdorimi i protokolleve të përditësuara për trajtimin e 5 SJT-ve, ofrimi i kujdesit shëndetësor në banesë, zbatimi i profileve të reja të infermierit të familjes në qendër […]

HAP shpërndan 649 çanta me mjete të ekzaminimit fizik për mjekë dhe infermierë familjeje

Gjatë muajit dhjetor 2023, HAP shpërndau 649 çanta mjekësore për mjekët dhe infermieret e familjes të qendrave shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Shkodër. Çantat përmbajnë rreth 13 mjete të ekzaminimit fizik si stetoskopi, aparati i tensionit, pulsoksimetri, otoskopi, çekiçi neurologjik, treguesi i fluksit respirator, termometri digjital, laku hemostatik, kalendari i […]

Përfundojnë trajnimet për Menaxhimin e Shëndetit Mendor në KSHP

Kanë përfunduar me sukses trajnimet për trajnerë të mjekëve, infermierëve, punonjësve socialë dhe psikologëve të familjes të 29 qendrave shëndetësore në Durrës, Elbasan, Fier, Burrel, Korçë, Shkodër mbi “Përdorimin e Udhëzuesit për Menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Qëllimi i këtyre trajnimeve për trajnerë ishte aftësimi i pjesëmarrëve për përdorimin e […]

HAP zhvillon forum diskutimi mbi ecurinë e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë

Më 6 dhjetor HAP organizoi forumin “Përvoja e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë në Shqipëri”. Forumi mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ambasadës së Zvicrës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si edhe drejtorët e […]

HAP merr mirënjohje për arritjet në Mbledhjen e Komitetit Drejtues

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), e cila u mbajt në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) më 24 nëntor, palët kryesore të projektit u mblodhën për të shqyrtuar e diskutuar ecurinë e aktiviteteve të HAP gjatë gjashtëmujorit të parë të Vitit të Parë të Fazës […]

Shkëmbim përvojash e praktikash ndërmjet projekteve HAP në Shqipëri dhe AQH në Kosovë

Përfaqësues të sektorit të Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) realizuan një vizitë pune dy-ditore në Prishtinë në datat 7-8 nëntor ku u mirëpritën nga përfaqësues të Projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Kosovës. Vizita synonte që përfaqësuesit përkatës të mësonin më shumë […]

Vjeshtë intensive për mjekësinë familjare: Ja trajnimet e realizuara

Muajt shtator-nëntor 2023 kanë mbledhur mjekët dhe infermieret e familjes në trajnime të rëndësishme lidhur me përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj të moshuarve dhe zbatimin e protokolleve për sëmundjet jo të transmetueshme. Trajnimi për Kujdesin mjekësor për të moshuarit është një trajnim kyç përballë nevojës në rritje për kujdes të kësaj grupmoshe. Trajnimi  aftëson mjekët […]

Kujdesi mjekësor për të moshuarit në KSHP: Filluan trajnimet e akredituara nga ASCK

Gjatë muajve tetor dhe nëntor do të zhvillohen Trajnime për Trajnerë lidhur me ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit në kujdesin shëndetësor parësor. Me mbështetjen e HAP, ekipe me mjekë dhe infermiere nga qendra shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, dhe Korçë do të aftësohen për zbatimin e udhëzuesve, protokolleve të mjekimit […]

HAP merr pjesë në konferenca ndërkombëtare të shëndetit

Lozanë, Zvicër — Konferenca Zvicerane e Shëndetit Publik 2023, që u mbajt në Lozanë më 12-13 shtator, shërbeu si një platformë e rëndësishme diskutimesh të cilat rikthyen vëmendjen tek marrëdhënia kritike ndërmjet shëndetit publik dhe kujdesit shëndetësor parësor. Këtë vit konferenca kishte si temë qendrore “Public Health and Primary Care: Stronger Together” duke theksuar rolin […]

HAP forcon aftësitë monitoruese për zbatimin e KSHB-së

Gjatë muajit tetor, HAP po mbështet forcimin e aftësive monitoruese të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor (OSHKSH), Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH), Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe Qendrave Shëndetësore për zbatimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB) nga ana e ekipeve të mjekësisë familjare. Për këtë qëllim po […]