Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes projektit “Shëndet për të gjithë”, në partneritet me Agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNFPA, UNICEF, OBSH) mbështetën Konferencën e 6-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik, me temë “Gjetjet dhe Praktikat e mira në shërbimet e shëndetit mendor” në Shqipëri, Tiranë më 8 Maj 2018. Më shumë se 270 pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Zvicra dhe Anglia dialoguan dhe ndanë eksperienca mbi Shërbimet e Shëndetit Mendor, Trajtimin dhe Parandalimin, duke u përpjekur të adresonin çështje kryesore të shoqërive në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe në vende të tjera të Rajonit Evropian. Instituti i Shëndetit Publik, nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është organizuesi i kësaj konference.