Kursi “Hyrje në mënaxhimin Spitalor”

“Hyrje në mënaxhimin Spitalor” është kursi prej 10 modulesh i organizuar nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen fiananciare dhe teknike të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC) përmes Projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP). Objektivi i këtij programi është aftësimi i drejtorëve të spitaleve rajonalë, atyre bashkiakë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, në fushën e Menaxhimit Spitalor. Zhvillimi i kapaciteteve menaxheriale të këtyre drejtuesve kontribuon në një shërbim spitalor më efektiv dhe eficient, ku përgjigjja ndaj nevojave shëndetësore të popullatës është primare. Në këtë ceremoni hapëse morrën pjesë drejtues të institucioneve shëndetësore spitalore universitare, të 12 qarqeve, përfaqësues të Ambasadës Zviceranë në Shqipëri dhe përfaqësues të OBSH.

Newsletter



Please check your inbox to confirm your subscription.