Nëntëdhjetë e gjashtë mjekë familje në qarqet Dibër dhe Fier tani mund t’ju ofrojnë pacientëve të tyre një shërbim më të mirë, kjo falë pajimit me çanta të doktorit nga Projekti Shëndet për të Gjithë. Kontributi me vlerën 500.000 Dollarë synon të mbështesë mjekët e për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore që ata ju ofrojnë 243.000 banorëve të qarqeve Dibër dhe Fier. Të parët që u pajisën me çantën e doktorit ishin ata mjekë që janë pjesë e Grupeve të Kolegëve, të organizuar nga HAP, të cilët edhe u trajnuan për përdorimin e pajisjeve që përmban çanta. Qëllimi i projektit është që brenda vitit 2015 të pajisi me çantën e doktorit gati 230 mjekë familje që punojnë në qarqet e Dibrës dhe Fierit.