Menaxherët e qendrave shëndetësore në Dibër dhe Fier po fitojnë aftësi të reja në menaxhim, mirëqeverisje dhe finance falë një iniciative të Projektit Shëndet për të Gjithë. Në përputhje me objektivat për promovimin e përgjegjshmërisë dhe autonomisë së qendrave shëndetësore dhe rritjes së kapaciteteve menaxhuese për drejtuesit e këtyre qendrave, HAP ka filluar trajnime afatshkurtra për menaxherët e 88 qendrave shëndetësor. Trajnimet do të fokusohen te teknikat e zhvillimit të një plani biznesi, përgatitja dhe zbatimi i buxheteve, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe informacionit shëndetësor, si edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit. Nga këto trajnime përfitojnë gjithashtu edhe komuniteti i Dibrës dhe Fierit, duke qenë se trajnimi fokusohet edhe te përfshirja e komunitetit dhe shoqërisë civile në procesin planifikues, në mënyrë që prioritetet shëndetësore, shpërndarja dhe zbatimi i buxhetit të ndahen me ta dhe drejtuesit të jenë të përgjegjshëm.