Takimet Informuese me NjVKSH-të

Vazhdon mbështetja e HAP për Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) për shtrirjen e shërbimeve që do të ofrohen nga ekipi i mjekësisë së familjes, si kujdesi shëndetësor në banesë, zbatimi i protokolleve të sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT), dhe planifikimi i vizitave.

Aktualisht, HAP, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor po zhvillon një seri workshop-esh informuese me specialistët e NJVKSH-ve dhe ekipet menaxheriale të 27 Qendrave Shëndetësore (QSH) që synojnë hartimin e planit të aktiviteteve për realizimin e këtyre ndërhyrjeve nën drejtimin e NJVKSH-ve përkatëse.

Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Berati dhe Korça janë rajonet që synojnë shtrirjen e  këtyre ndërhyrjeve. Ndërkohë, numri qendrave shëndetësore që do të zbatojnë këto ndërhyrje është rritur ndjeshëm: nga 9 QSH pilot në vitin 2021, në 22 qendra shtesë në 2022, dhe 27 qendra shëndetësore të tjera që u përfshinë në në 2023.