Thirrje për: Ofrues shërbimi për mbledhjen e të dhënave për anketën “Vlerësimi i cilësisë së jetës dhe aksesi në shërbimet e kujdesit në banesë” në rajonet Dibër, Fier, dhe Durrës

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP mbështeti pilotimin dhe zbatimin e shërbimeve të kujdesit në banesë për pacientët që nuk mund të shkojnë në shërbimet shëndetësore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe të moshuarit në Fier dhe Dibër dhe tani po mbështet shtrirjen e këtij modeli të ri shërbimi në gjashtë rajone të tjera, përfshirë Durrësin, për qendrat shëndetësore të përzgjedhura.

Për këtë arsye, HAP kërkon një ofrues shërbimi për mbledhjen e të dhënave, organizimin dhe menaxhimin e logjistikës për zbatimin e anketës, për garantimin  dhe sigurimin e cilësisë së mbledhjes së të dhënave duke ndjekur me përpikmëri Termat e Referencës të cilat mund të gjenden KËTU.

Ofertuesit për këtë shërbim duhet të dorëzojnë pranë Qendrës HAP dokumentat e mëposhtëm:

  • CV e kompanisë, në të cilën të dëshmohen eksperiencat e mëparshme në kërkime, preferohen studime të zbatuara në komunitet, përfshirë mbledhjen elektronike të të dhënave përmes përdorimit të tabletave
  • Planin e aktiviteteve dhe/ose logjistikën për arritjen e objektivave të listuara në Termat e Referencës.
  • CV të stafit kryesor sipas pozicioneve të përcaktuara në terma (CV të koordinatorit të terrenit, menaxherit të të dhënave, dhe dy deri në tre supervizorë të terrenit).
  • Ofertën financiare në Lek, përfshirë TVSH (nëse TVSH aplikohet)/Taksën. Ju lutemi referojuni Shtojcës A tek termat e referencës për ofertën financiare. Oferta financiare duhet të dorëzohet në një zarf të veçantë.
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt QKB, etj.) si dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse është subjekt i TVSH-së apo jo.
  • Një dokument nga e-Albania që dëshmon se (subjekti juaj):
    • ka përmbushur detyrimet fiskale,
    • ka paguar të gjitha kontributet shoqërore,
    • si dhe vërtetimin për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB ) brenda datës 14 shtator 2023, ora 16:00, në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri