Ripublikim | Thirrje për tender: Blerje e pajisjeve për shërbime në banesë, LOT 2

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

Në këtë kuadër, HAP do të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve të qendrave të përzgjedhura të kujdesit shëndetësor parësor në Durrës, Elbasan, Shkodër, Korcë, Berat and Tiranë, duke i furnizuar me pajisje për kujdesin në banesë. Kjo mbështetje do të kontribuojë në 1) zbatimin e shërbimeve të kujdesit në banesë në zonat e mbuluara nga këto qendra, 2) përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor. Qendra HAP fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë oferta për blerjen e pajisjeve të kujdesit në banesë LOT 2. Tabela e përmbajtjes për pajisjet dhe specifikimet teknike për LOT 2 mund të gjenden KËTU në excel dhe KËTU në pdf:

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, përfshirë TVSH (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi Financiar”)
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Datën ose kohëne lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të secilit produkt të propozuar dhe katalogun përkatës, duke ngjyrosur produktin që ofrojnë (në një zarf te veçantë emërtuar “Propozimi teknik”).
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga prodhuesi
  • Deklarata e përputhshmërisë
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Transporti dhe instalimi i pajisjeve , do të sigurohet dhe ofrohet nga furnizuesi. Furnizuesi i përzgjedhur do të vendosë në dispozicion gjithashtu dy ose më shumë persona teknikë për demonstrimin e pajisjeve tek ofruesit e kujdesit shëndetësor. Ofertat duhet të kenë të gjithë artikujt e kërkuar. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe të veçanta dhe të dyja bashkë të jenë brenda një zarfi të vulosur.  Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 8 janar 2024, ora 16:00, në zarfe të mbyllura, (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shenimin “Blerja e pajisjeve për shërbime në banesë, LOT 2” në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri