RIPUBLIKIM | Ftesë për Tender: Blerje të Pajisjeve TIK

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, Qendra HAP është e interesuar për blerjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit (TIK) bazuar në specifikimet teknike dhe garancite përkatëse të cilat mund të gjenden KËTU.

Pajisje TIK                         Sasia në copë

LAPTOP                                       58

DESKTOP                                     5

PRINTER 3në1 (MFP)                 2

 

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, përfshirë TVSH
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikimet teknike të pajisjeve të propozuara
  • Garancitë për secilën pajisje
  • Formën e autorizimit nga distributori
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    1. paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    2. paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    3. vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura dhe duhet të përmbajnë të gjitha pajisjet e kërkuara. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 12 shtator 2023, ora 16:00, (në kopje të shtypura në format letër si edhe të skanuara në USB/CD), të futura në zarf të mbyllur, mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Ftesë Publike për Pajisje TIK”, në adresën më poshtë:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri.