Miratohet Trajnimi për Menaxhimin e Shëndetit Mendor në KSHP

Mjekë të familjes, punonjës socialë, psikologë e specialistë të shëndetit mendor u mblodhën më 1 qershor nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe HAP për një takim konsultues mbi trajnimin “Aftësimi i ekipit të mjekësisë së familjes në menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”.

Takimi kishte si synim paraqitjen, diskutimin dhe dakortësimin e programit të këtij trajnimi me qëllim që të mundësohej kalimi në hapin tjetër që është zbatimi i këtyre trajnimeve. Pas diskutimeve të frytshme të pjesëmarrësve, u ra dakord për formatin, përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e trajnimit.

Ofrimi i këtij trajnimi është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të ekipit të mjekësisë familjare – mjek familjeje, infermier familjeje, psikolog dhe punonjës social – në ofrimin e një shërbimi më të mirë për problemet e shëndetit mendor.

Udhëzuesin përkatës mund ta shkarkoni në këtë link.

Vizitoni faqen zyrtare të HAP për t’u përditësuar mbi zhvillime të mëtejshme.