Komiteti Drejtues miraton Planin Vjetor të Aktiviteteve

Takimi i 18-të i Komitetit Drejtues të Projektit Shëndet për të Gjithë u mbajt më 18 Mars 2024, në ambientet e Ministrisë së Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale. Kryesuar nga Znj. Mira Rakacolli, Zëvendësministre e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Sabine Piccard, Drejtuese e Sektorit të Shëndetësisë dhe Qeverisjes në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), takimi kishte si synim shqyrtimin dhe miratimin e Planit Vjetor të Operacioneve për Vitin e Dytë të Fazës së Konsolidimit, nga prilli 2024 deri në mars 2025.

Mbledhja u hap me fjalën përshëndetëse të Znj. Rakacolli dhe Znj. Piccard, të cilat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Ministrisë dhe partnerëve ndërkombëtarë në përparimin e reformave shëndetësore në Shqipëri. Dr. Besim Nuri, Menaxher i Projektit, më pas prezantoi një përmbledhje të aktiviteteve kryesore të përcaktuara në Planin Vjetor të Operacioneve.

Diskutimet që pasuan u përqendruan rreth aktiviteteve të propozuara dhe anëtarët morën pjesë aktivisht duke bërë pyetje apo komente të ndryshme. me anëtarët që angazhoheshin aktivisht në pyetje, komente dhe diskutime. Komiteti Drejtues, i përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të shëndetësisë duke përfshirë Ministrinë e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Drejtorinë Qendrore të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Kujdesit Shëndetësor, dhe të tjerë, vlerësoi dhe në fund miratoi Planin Vjetor të Operacioneve të Projektit Shëndeti për të Gjithë.

Në fjalën e saj përfundimtare, Sabine Piccard ritheksoi përkushtimin e Zvicrës për të mbështetur Shqipërinë në arritjen e objektivave të saj të shëndetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe reciprok.