Kërkesë për propozime | Advokim në shëndetësi: Kujdesi shëndetësor parësor dhe grupet vulnerabël

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Tropikale dhe Shëndetit Publik (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të kontribuojë më tej në përmirësimin e aksesit dhe cilësisë së shërbimeve të KSHP, me fokus në kujdesin në banesë dhe modele të tjera të reja të shërbimit. Kjo do të arrihet ndër të tjera nëpërmjet përfshirjes së Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) dhe mbështetjes për ndërhyrjet advokuese që synojnë përfshirjen dhe aksesin më të mirë në KSHP të popullatave vulnerabël, veçanërisht atyre që janë subjekt i kujdesit në banesë. Për më tepër, pjesëmarrja më e mirë e qytetarëve në proceset vendimmarrëse mbetet një temë e rëndësishme për projektin.

Në këtë kontekst, HAP fton OSHC-të të shprehin interesin e tyre dhe të propozojnë plane aktivitetesh që adresojnë çështje specifike të advokimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor për të përmirësuar përfshirjen dhe aksesin për popullatat e cënueshme/ vulnerabël.

Informacioni për këtë kërkesë për propozime mund të gjendet këtu në word dhe këtu në pdf.

Më poshtë janë dokumentet që duhet të dorëzohen për këtë aplikim:

·        Projekt Propozimi sipas Aneksit 1 të kësaj kërkese për propozime.

·        Plani i advokimit dhe periudha kohore, sipas Aneksit 2 të kësaj kërkese për propozime

·        Propozimi i buxhetit sipas Aneksit 3 të kësaj kërkese për propozime

·        Prezantim të përgjithshëm i organizatës duke theksuar veçanërisht punën dhe përvojat e  mëparshme të advokimit.

·        CV-të e ekspertëve kryesorë që do të përfshihen në zbatimin e projektit të advokimit

·        Vendimi i gjykatës që vërteton regjistrimin e organizatës

·        Një certifikatë të vlefshme të regjistrimit tatimor (NIPT)

·        Vërtetim për përgjegjësinë tatimore të organizatës (lëshuar nga e-albania)

 Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB ) brenda datës 30 nëntor 2023, ora 16:00, në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë kërkesë për propozime, ju lutemi dërgoji ato me email në adresën info@hap.org.al deri më 10 nëntor 2023.