HAP zhvillon workshop-in “Advokacia në Shëndetësi: Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Grupet Vulnerabël”

Workshop: Advocacy in Healthcare

Projekti “Shëndet për të gjithë” zhvilloi workshopin me temë “Advokacia në Shëndetësi: Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Grupet Vulnerabël” me pjesëmarrjen e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave që punojnë në fushën e advokimit në shëndetësi.

Qëllimi i workshopit ishte diskutimi mbi çështjet për advokim në kujdesin shëndetësor parësor dhe nevojat aktuale e të mëtejshme të OSHC-ve dhe Mediave për kryerjen me sukses të  aktiviteteve advokuese, në mënyrë që të përcaktohen mundësitë e bashkëpunimit mes HAP, OSHC-ve dhe Mediave.

Rezultatet e workshopit do të shërbejnë për përcaktimin e mëtejshëm të  mundësive për bashkëpunim mes HAP, OSHC-ve dhe Mediave në fushën e advokacisë në shëndetësi me fokus grupet vulnerabël dhe shërbimet në Kujdesin Shëndetësor Parësor.

HAP po kontribuon drejtpërdrejt në zbatimin e Strategjisë për Zhvillimin e Shërbimeve të KSHP, 2020-2025 duke u fokusuar veçanërisht në kujdesin në banesë, zbatimin e protokolleve për sëmundjet jo të transmetueshme dhe organizimin e grupeve të kolegëve që kontribuojnë në edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të KSHP.

Përveç institucioneve publike, HAP ka bashkëpunuar rregullisht me Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC). Tashmë në Fazën e Konsolidimit, HAP synon të përfshijë OSHC-të dhe Mediat për të kontribuar më tej në rritjen e ndërhyrjeve advokuese me synim përmirësimin e e aksesit dhe të cilësisë së shërbimeve të KSHP-së, veçanërisht për grupet vulnerabël.