Ftesë për Tender | Trajnimi i trajnerëve (ToT) mbi “Procedurat standarde infermierore për shërbimet shëndetësore në banesë”

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një organizate konsulente për të ofruar Trajnime per Trajnere (ToT) mbi “Trajnimin praktik mbi procedurat standarde infermierore për shërbimet shëndetësore në banesë” për specialistët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSH) në Korçë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Berat dhe infermierët e kujdesit në banesë që punojnë në qendrat e zgjedhura të kujdesit shëndetësor parësor, në këto NJVKSH.

Termat e referencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:

  1. Profilin e organizatës (CV), që dëshmon se është ofrues i kujdesit shëndetësor dhe ka ekperiencë në: 1) ofrimin e aktiviteteve trajnuese dhe 2) ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor me përfshirje të avancuar të infermierëve (2 deri në 3 faqe)
  2. CV-në e trajnerëve (infermierëve) që do të angazhohen, duke vërtetuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, me preferencë Kujdesin Shëndetësor Parësor, dhe një minimum prej 5 vitesh eksperiencë në ofrimin e trajnimeve të akredituara. Numri minimal i trajnerëve të mobilizuar duhet të jetë jo më pak se 4 (katër) gjithsej.
  3. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës. Ju lutemi vini re se çdo seancë trajnimi do të ofrohet nga dy trajnerë.
  4. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat.
  5. Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për përgjegjësitë tatimore, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 6 shtator 2023, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Mbështetje për Aktivitete ToT” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania