Ftesë për Tender: Sesione trajnimi për të rritur kapacitetet monitoruese mbi shërbimet e kujdesit në banesë të ekipeve të Operatorit Shëndetësor dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, HAP mbështeti hartimin e mjeteve monitoruese që u mundësojnë autoriteteve shëndetësore vlerësimin e zbatimit të shërbimeve të kujdesit në banesë. HAP mbështeti gjithashtu ofrimin e sesioneve të trajnimit me synim ngritjen e kapaciteteve të Operatorit Shëndetësor (OSH)/ Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) për të interpretuar dhe analizuar treguesit kryesorë dhe për të përdorur në mënyrë efektive listat kontrolluese përkatëse. Krahas aktiviteteve trajnuese, HAP synon të ofrojë sesione trainimi në vendin e punës, me qëllim forcimin e mëtejshëm të aftësive monitoruese të specialistëve që punojnë në OSH dhe NJVKSH, për të kryer në mënyrë efektive monitorimin e shërbimeve të kujdesit në banesë të ofruara nga ekipet e kujdesit shëndetësor parësor. Në këtë kontekst, HAP po kërkon shërbimet e një organizate konsulente për të ofruar sesione trajnimi në vendin e punës për ekipet monitoruese të OSH-ve dhe NJVKSH-ve gjatë zbatimit të planeve të tyre të monitorimit të shërbimeve të kujdesit në banesë të ofruara nga ekipet e kujdesit shëndetësor parësor në rajonet Korçë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Berat, Fier dhe Dibër.

Termat e referencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:

1.      Profilin e organizatës (CV), që dëshmon se: 1) është ofrues i kujdesit shëndetësor në Shqipëri dhe 2) ka eksperiencë në ofrimin e aktiviteteve të edukimit në vazhdim për ofruesit e kujdesit shëndetësor (mjekë dhe infermierë) gjatë 3 viteve të fundit (2-3 faqe) 2.      CV-në e konsulentëve që do të angazhohen, duke dëshmuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, dhe një minimum prej 3 vitesh sipas kërkesave të termave të referencës

  1. Propozimin financiar për një sesion trajnimi në vendin e punës, në lekë, TVSH/taksa të përfshira
  2. Koston e transportit për konsulent-in/ët në Lekë/km, përfshirë TVSH/taksa
  3. Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, QKB, Vendim Gjykate, etj)
  4. Vërtetim për përgjegjësinë tatimore, ku thuhet nëse është subjekt i TVSH-së apo jo.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 6 shkurt 2024, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Sesione trajnimi” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania