Ftesë për Tender: Blerje të Pajisjeve TIK

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, Qendra HAP është e interesuar për blerjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit (TIK) bazuar në specifikimet teknike dhe garancite përkatëse të cilat mund të gjenden KËTU.

Pajisje TIK                         Sasia në copë

LAPTOP                                     58

DESKTOP                                     5

PRINTER 3në1 (MFP)                 2

 

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, përfshirë TVSH
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikimet teknike të pajisjeve të propozuara
  • Garancitë për secilën pajisje
  • Formën e autorizimit nga distributori
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    1. paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    2. paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    3. vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura dhe duhet të përmbajnë të gjitha pajisjet e kërkuara. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 28 gusht 2023, ora 16:00, (në kopje të shtypura në format letër si edhe të skanuara në USB/CD), të futura në zarf të mbyllur, mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Ftesë Publike për Pajisje TIK”, në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri.