Konferenca përmbyllëse e projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP), e planifikuar të zhvillohej më 28 tetor 2026 në Tiranë, është shtyrë për në muajin nëntor, në një datë që do të përcaktohet në vijim.
Vendimi është marrë nga ekipi drejtues i projektit, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, në kushtet e protestave dhe situatës së paqëndrueshme në vend, bazuar në vlerësimin e situatës dhe në përputhje me procedurat e sigurisë.
Konferenca, me temë “Drejt një kujdesi shëndetësor parësor më të fortë: 12 vjet mësime dhe perspektiva për të ardhmen”, synon të sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve shëndetësore, partnerë dhe profesionistë të sektorit për të reflektuar mbi arritjet, përvojat dhe mësimet e nxjerra nga 12 vjet mbështetje zvicerane për kujdesin shëndetësor parësor në Shqipëri.
Data e re e konferencës do të njoftohet sapo kushtet të mundësojnë zhvillimin e saj.
Ekipi i projektit HAP shpreh keqardhjen për shqetësimet që mund të shkaktojë kjo shtyrje dhe falënderon të gjithë të