
Fondacioni “Pema e Jetës” organizoi një takim me përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme shëndetësore, ekspertë të neurologjisë, e advokues të të drejtave të pacientëve për të ndarë gjetjet e dy raporteve të realizuara në kuadër të projektit Mundësimi i Trajtimit me Fizioterapi për individët të prekur nga Skleroza Multiple (SM) në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor”. i cili zbatohet nga ky fondacion dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit HAP.
Dy raportet e realizuara – Përfitimet nga fizioterapia për pacientët me sklerozë multiple dhe Vlerësimi i shërbimit të fizioterapisë në qendrat shëndetësore parësore për pacientët me sklerozë multiple – paraqesin një analizë të thelluar për rolin e fizioterapisë në përmirësimin e funksioneve neurologjike si edhe bazën ligjore nga rrjedh kjo nevojë për këtë shërbim në përmbushje të të drejtës njerëzore për shërbime për personat me SM.
“Pema e Jetës” do të vijojë punën advokuese me qëllim që shërbimi i fizioterapisë për personat me sklerozë multiple pranë qendrave shëndetësore të shihet si një domosdoshmëri dhe të gjejë mbështetjen e duhur për zbatim.