Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.
Në mbështetje të Qeverisë Shqiptare, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, HAP do të marrë përsipër kryerjen e punimeve për rehabilitimin dhe/ose ndërtimin e objekteve të kujdesit shëndetësor parësor (3 qendra shëndetësore dhe 2 ambulanca) në zonat e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Në këtë kuadër, HAP po kërkon oferta nga kompani të interesuara në mënyrë që të përzgjedhë dhe kontraktojë Kompani konsulence për projektimin, planifikimin dhe supervizimin e punimeve civile për ndërtimin e tre qendrave të kujdesit parësor dhe dy ambulancave.
Shkarkoni më poshtë Termat e Referencës ku mund të gjeni dokumentat e kërkuara për të marrë pjesë në këtë tender dhe specifikimet teknike.[/vc_column_text] Udhëzime për ofertuesit: Kompania Inxhinierike e cila është e interesuar të dorëzojë ofertën për këtë tender duhet të sigurojë dokumentacionin e mëposhtëm: a- paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve) b-paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve) c-vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit *Të gjitha dokumentet ligjore duhet të jenë origjinale dhe të jenë lëshuar brenda tre (3) muajve të fundit Në rast mungese të dokumentave të kërkuara më sipër, subjekti nuk do të kualifikohet për hapat e mëtejshëm të vlerësimit. Afati i aplikimit Aplikimet duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllur dhe të vulosur, në adresën e mëposhtme, brenda datës 27 janar 2020, ora 16.00. Health for All Project Rruga Themistokli Gërmenji Pallati 10, Kati II, Apt. 1 Tiranë, Shqipëri