Thirrje për tender: Blerje e pajisjeve për ekzaminim fizik

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, HAP do të vijojë të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve të Qendrave të Kujdesit Shëndetësor Parësor të përzgjedhura në Durrës, Korçë, Shkodër,Elbasan, Berat dhe Tiranë duke i pajisur me instrumente për ekzaminimin fizik.

Qendra HAP fton kompanitë të dërgojnë oferta për blerjen e pajisjeve të ekzaminimit fizik që do të përdoren nga Mjekët dhe Infermierët që punojnë në këto qendra.

Lista me pajisjet e ekzaminimit fizik dhe specifikat teknike për ofertuesit mund të shkarkohet KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

– Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur (në një zarf më vete), në Lekë, përfshirë TVSH

– Koston e transportit, në Lek/km, përfshirë TVSH

– Vlefshmërinë e ofertës

– Kohën e lëvrimit të mallit

– Specifikat teknike të secilit produkt të propozuar dhe katalogun përkatës, në një zarf te veçantë

– Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve

– Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga prodhuesi

– Deklarata e përputhshmërisë

– Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)

– Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:

    1. paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    2. paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    3. vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Transporti i pajisjeve do të sigurohet nga furnizuesi. Furnizuesi i përzgjedhur do të vendosë gjithashtu dy ose më shumë persona teknikë për ndjekjen e demonstrimit të pajisjeve tek ofruesit e kujdesit shëndetësor. Ofertat duhet të jenë të nënshkruara dhe të vulosura dhe të kenë të gjithë artikujt e kërkuar.

Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe më vete dhe të dyja bashkë të jenë brenda një zarfi të vulosur.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 14 shtator 2023, ora 16.00, në zarfe të mbyllura, (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shenimin “Blerja e pajisjeve për ekzaminim fizik” në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tiranë, Shqipëri