RIPUBLIKIM | Kërkesë për Ofertë: Konsulence lokale – Hartimi i formave për zbatimin e rolit të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP) në Shqipëri

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon një konsulent lokal për hartimin e formave të nevojshme për zbatimin e rolit të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP) në Shqipëri. Termat e Refencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

  • CV të përditësuar duke dëshmuar eksperiencë pune sipas kërkesave ne Termat e Referencës
  • Dokumentat e rregjistrimit nëse aplikanti është i rregjistruar në institucionet shqiptare.Rregjistrimi nuk është kusht i detyrueshëm dhe HAP inkurajon ekspertët e parregjistruar për të aplikuar.
  • Tarifën e konsulencës, në shumë totale, në Lekë, me TVSH (kur është e aplikueshme)

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 13 korrik 2023, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Format e rolit të Punonjësit Social” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania