Ri-publikim| Kërkesë për ofertë: Prodhimi i një serie videosh mësimore mbi procedurat standarde infermierore për shërbimet e kujdesit në banesë

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Tropikale dhe Shëndetit Publik (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP). Duke synuar forcimin e aftësive klinike të infermierëve të përfshirë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit në banesë, HAP do të mbështesë prodhimin e një serie videosh mësimore që paraqesin gjashtë nga procedurat më të avancuara infermierore. Në këtë kontekst, HAP po kërkon një ofrues të prodhimit të videove për të regjistruar dhe prodhuar një seri prej 6 (gjashtë) videosh mësimore nën mbikëqyrjen dhe drejtimin e ekipit të HAP. Termat e Referencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm: 

  • Profilin e aplikantit duke përfshirë portofolin e punimeve të ngjashme (lidhje url -links) dhe listën përkatëse të referencave.
  • CV-të e personelit kyç të propozuar, duke përfshirë portofolin e punëve të ngjashme (në rast se aplikanti është kompani ose OJQ)
  • Afatin kohor të shprehur në ditë pune
  • Propozimin financiar në lekë, përfshirë TVSH (nëse ka)/taksë, duke treguar veçmas: (i) tarifën lidhur me kuadrot e filmimit (storyboard); (ii) tarifën ditore të shërbimit të xhirimit të videove; (iii) tarifën ditore të shërbimit të prodhimit të videove.
  • Dokumentat e rregjistrimit (NIPT, QKR, Vendimin e Gjykatës, etj)
  • Vërtetim për përgjegjësinë tatimore (lëshuar nga e-albania)

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB ) brenda datës 16 shkurt 2024, ora 14:00, me shënimin “Thirrje për prodhimin e videove” në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë kërkesë për ofertë, ju lutemi dërgoji ato me email në adresën info@hap.org.al deri më 13 shkurt 2024.