Ri-publikim | Kërkesë për ofertë: Mbështetje për prodhimin e një serie prej 6 (gjashtë) videosh mësimore mbi procedurat standarde infermierore për ofrimin e shërbimeve të kujdesit në banesë

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Tropikale dhe Shëndetit Publik (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

Duke synuar forcimin e aftësive klinike të infermierëve të përfshirë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit në banesë, HAP do të mbështesë prodhimin e një serie videosh mësimore që paraqesin gjashtë nga procedurat më të avancuara infermierore. Në këtë kontekst, HAP kërkon një ofrues kujdesi shëndetësor për të kontribuar në prodhimin e këtyre videove nën mbikëqyrjen dhe drejtimin e ekipit të HAP dhe në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë e prodhimit të videove që do të kontraktohet nga HAP. Termat e Referencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • CV-të e ekipit që do të përfshihet në këtë shërbim (1-2 infermiere/ë).
  • Një letër interesi e cila dëshmon eksperiencë në punë të ngjashme sipas Termave te Referencës
  • Një deklaratë të firmosur për dakordësinë e pjesëmarrjes në video
  • Propozimin financiar në lekë, me TVSH (nëse ka)/taksë të përfshirë, duke treguar veçmas: (i) tarifën për përgatitjen e skenarit, në total për 6 skenarë; (ii) tarifën ditore të shërbimit të xhirimit
  • Koston e transportit në lekë/Km, përfshirë TVSH (nëse ka) dhe taksat e përfshira.
  • Dokumentat e regjistrimit (NIPT, QKR, Vendimin e Gjykatës, etj), nëse aplikohet
  • Vërtetim për përgjegjësinë tatimore (lëshuar nga e-albania), nëse aplikohet

 Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB ) brenda datës 1 mars 2024, ora 14:00, në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë kërkesë për ofertë, ju lutemi dërgoji ato me email në adresën info@hap.org.al deri më 27 shkurt 2024.