Hartëzimi i shërbimeve socio-shëndetësore: Tryeza konsultuese në Durrës, Lezhë, Fier

Në kuadrin e hartëzimit të shërbimeve socio-shëndetësore, HAP organizoi tryeza konsultuese në bashkitë Durrës, Lezhë dhe Fier për të nxitur bashkërendimin e ofruesve të këtyre shërbimeve dhe informacionit të vënë në dispozicion për një pasqyrim sa më të qartë e të plotë të shërbimeve të disponueshme për grupet vulnerabël.

Tryeza mblodhi përfaqësues nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Kujdesit Social në Bashki dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, kontributi dhe koordinim i të cilave është thelbësor për arritjen e grupeve vulnerabël me shërbimet e nevojshme.

Hartëzimi i Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore” do të vihet së shpejti në përdorim të punonjësve psiko-socialë, ekipit të mjekësisë familjare në qendra shëndetësore dhe partnerëve të tjerë të këtyre bashkive duke i ndihmuar ata t’u shërbejnë më me efikasitet personave që kanë më shumë nevojë për kujdes e mbështetje.

Kjo përpjekje përmbyll hartëzimin e shërbimeve në gjashtë bashki të vendit, pas publikimit të gjetjeve për bashkitë Shkodër, Elbasan dhe Korçë në korrik 2024.