HAP shpërndan 649 çanta me mjete të ekzaminimit fizik për mjekë dhe infermierë familjeje

Gjatë muajit dhjetor 2023, HAP shpërndau 649 çanta mjekësore për mjekët dhe infermieret e familjes të qendrave shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Shkodër.

Çantat përmbajnë rreth 13 mjete të ekzaminimit fizik si stetoskopi, aparati i tensionit, pulsoksimetri, otoskopi, çekiçi neurologjik, treguesi i fluksit respirator, termometri digjital, laku hemostatik, kalendari i BMI-së, kalendari i shtatzënisë, dritë xhepi dhe gërshërë, në varësi të përdorimit nga mjeku ose infermieri i familjes.

Dorëzimi i çdo çante u shoqërua me shpjegime për çdo mjet për të nxitur përdorimin e tyre të menjëhershëm.

Këto mjete bëjnë të mundur jo vetëm shërbim më të mirë në qendrat shëndetësore, por lehtësojnë veçanërisht zbatimin e kujdesit shëndetësor në banesë dhe atë të protokolleve dhe udhëzuesve për trajtimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.