Ftesë për Tender: Trajnim për Trajnerë (ToT) për zbatimin e udhëzuesve për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP)

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një ofruesi të shërbimit për të zbatuar trajnime të akredituara të trajnerëve mbi “Përdorimin e udhëzimeve klinike, protokolleve dhe mjeteve për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në KSHP”. Ju lutemi vini re se ofruesi i shërbimit mund të jetë një kompani, një organizatë dhe/ ose person fizik. Termat e Referencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar janë të lutur të paraqesin oferta me dokumentet e mëposhtme:

1.      Profili i aplikantit (CV), duke vërtetuar përvojat e mëparshme të trajnimit me ofruesit e kujdesit shëndetësor.

2.      Lista e trajnerëve dhe licencat e tyre. Ekipi i trajnerëve duhet të përbëhet nga të paktën 2 (dy) trajnerë: një psikiatër dhe një psikolog.

3.      CV-të e trajnerëve, që tregojnë sa vijon:

i)  përvojë të mëparshme në ofrimin e shërbimeve të kujdesit për shëndetin mendor

ii) përvojë të mëparshme në përpunimin e materialeve të trajnimit lidhur me shëndetin mendor dhe

iii) përvojë të mëparshme me trajnime në lidhje me shëndetin mendor, mundësisht për ofruesit e KSHP

4.      Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.  Ju lutemi vini re se çdo seancë trajnimi do të ofrohet nga dy trajnerë.

5.       Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat

6.       Dokumentat e regjistrimit të aplikantit (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 6 korrik 2023, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “ToT për çrregulimet e shëndetit mendor” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania