Ftesë për Tender
Mbështetje për aktivitete të edukimit ne vazhdim mbi rritjen e rolit të infermierit të familjes, lidhur me kujdesin e pacientëve kronik dhe kujdesin ndaj të moshuarve në mjediset klinike dhe në banesë
Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.
Qendra HAP po kërkon shërbimet e një kompanie konsulente për të ofruar aktivitete të Edukimit në Vazhdim (EV), ekspertizë teknike për forcimin e kapaciteteve të infermierëve të familjes (IF) si dhe mbështetjen e funksionimit të ndërhyrjeve të kujdesit në banesë në qendrat shëndetësore të përzgjedhura në qarkun e Fierit, Dibrës dhe Tiranës.
Termat e referencës mund t’i shkarkoni këtu.
Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:
- Profilin e organizatës (CV), që dëshmon se është ofrues i Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) dhe ka përvojë të paktën 5 vjet në: 1) ofrimin e aktiviteteve trajnuese dhe 2) ofrimin e shërbimeve të KSHP-së me përfshirje të avancuar të infermierëve të familjes, duke përfshirë edukimin e pacientit dhe aktivitete për promovimin e edukimit shëndetësor (2 deri në 3 faqe)
- CV të trajnuesve (Infermierë Familjeje) që do të angazhohen nga kompania, duke vërtetuar një minimum eksperience 3-5 vjeçare si ofrues shërbimi në KSHP dhe një minimum eksperience 3 vjeçare në zhvillimin e materialeve trajnuese për ofruesit e shërbimeve të KSHP-së si dhe ofrimin e trajnimeve të akredituara. Kjo kontratë parashikon një intensitet të lartë aktivitetesh, prandaj numri minimal i trajnerëve të mobilizuar nuk duhet të jetë më pak se 4 (katër) infermiere familjeje
- CV të eksperti teknik që do të ofrojë konsulencë sipas përshkrimit në termat e referencës. Kandidati I propozuar duhet të ketë një minimum eksperience 5 vjeçare në menaxhimin e shërbimeve ne KSHP me fokus në kujdesin infermieror
- Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës
- Tarifë ditore për trajnim në vendin e punës, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira
- Tarifë ditore për konsulencë, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira
- Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat
- Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.
Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 21 dhjetor 2021, ora 16:00, në zarfe të vulosur (të printuara dhe te skanuara në një CD/USB), me shënimin “Mbështetje për Aktivitete të Edukimit në Vazhdim” në adresën e mëposhtme:
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania