Fillojnë trajnimet për kujdesin geriatrik

Që prej muajit mars 2022, HAP në vijim të miratimit nga MSHMS, ka publikuar Manualin e “Kujdesit mjekësor për të moshuarit në KSHP” si një mjet reference në punën e përditshme të mjekëve të familjes dhe infermiereve të familjes  për përkujdesjen shëndetësore për pacientët e moshuar. Duke synuar aftësimin e profesionistëve shëndetësore në zbatimin e udhëzuesve, protokolleve të mjekimit dhe instrumenteve klinikë që përmban ky manual për shtatë situatat më të shpeshta tek pacientët e moshuar, janë zhvilluar Trajnime për Trajnerë për ekipe të përbëra nga mjekë dhe infermierë familje të 80 QSH-ve në qarkun Dibër dhe Fier.

Në vijimësi HAP, në bashkëpunim me NJVKSH-të përkatëse, do të mbështesë ngritjen e Grupeve të Kolegëve në këto QSH si një mjet për Edukimin në Vazhdim lidhur me kujdesin për të moshuarit në KSHP dhe për zbatimin në praktikë të protokolleve të mjekimit për problemet shëndetësore më të shpeshta të pacientëve të moshuar.