Category: Lajme

Miratohet programi master në Infermieri Familje

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar hapjen e programit "Infermieri Familje" i cili do të ofrohet për herë të parë në Shqipëri nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë). Masteri Profesional “Infermieri Familje” mbështetet nga Projekti Shëndet për të Gjithë i cili ka bërë të mundur: Përmirësimin e infrastrukturës mësimore [...]

Drejtuesit e HAP vizitojnë QSH Patos

Prof. Kaspar Wyss, Drejtor i HAP dhe Zv. Drejtor i Institutit Zviceran të Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH), i shoqëruar nga Dr. Besim Nuri, Menaxher i Projektit HAP  dhe Dr. Ehadu Mersini, Përgjegjëse për Cilësinë e Kujdesit, vizituan më 25 maj 2021 qendrën shëndetësore të Patosit. QSH Patos është një prej QSH-ve në Shqipëri […]

Rehabilitimi i QSH-ve të dëmtuara nga tërmeti

Qeveria zvicerane, përmes projektit "Shëndet për të Gjithë", po financon rindërtimin e një qendre shëndetësore (QSH Likmetaj, Ishëm) dhe një ambulance (Borizanë) të cilat u dëmtuan plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Investimi prej rreth 300,000 franga zvicerane është pjesë e mbështetjes zvicerane për Shqipërinë për rimëkëmbjen pas tërmetit. Përfitues të këtij shërbimi janë mbi [...]

Mbështetja zvicerane arrin në qendrat shëndetësore në Finiq dhe Dropull

Qendrat shëndetësore në bashkitë e Finiqit dhe Dropullit marrin pajisje dhe furnizime mjekësore për të përballuar më mirë trajtimin e Covid-19. Përmes një bashkëpunimi midis ambasadave të Zvicrës dhe Greqisë, pajisje dhe furnizime mjekësore u dorëzuan në qendrën shëndetësore të Alikos, në bashkinë Finiq. Infermierët dhe mjekët gjithashtu u trajnuan për përdorimin e pajisjeve. Qendra […]

HAP mbështet Konferencën Ndërkombëtare e Shëndetit Publik

HAP mbështeti organizimin e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik e cila u zhvillua online më 23 mars 2021. Tema e konferencës së këtij viti ishte “Integrimi i Shërbimeve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Pjesë e panelistëve ishte edhe Prof. Pascal Bovet (Universiteti i Lausanne-s), i ftuar nga HAP dhe Instituti Zviceran […]

Zvicra jep aparate oksigjeni për kujdesin në familje

Qendra shëndetësore në Tiranë, Fier dhe Dibër po marrin koncentrues oksigjeni dhe pajisje mbrojtëse për t’u përdorur për kujdesin në shtëpi për pacientët me sëmundje jo-infektive si dhe për ata me forma mesatare të Covid-19 Ambasada e Zvicrës përmes projektit të saj ‘Shëndet për të Gjithë’ ka përfunduar shpërndarjen e 58 koncentruesve të oksigjenit për […]

Përditësohen udhërrëfyesit dhe protokollet klinike për SJT-të

Në Shqipëri vlerësohet se SJT-të shkaktojnë rreth 93% të vdekjeve totale, ku pjesën më të madhe e përbëjnë sëmundjet kardiovaskulare (me rreth 57%)[1]. SJT-të janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë dy dekadave të fundit, një trend ky që pritet të vazhdojë në të ardhmen për shkak të rritjes së jetëgjatësisë në lindje dhe plakjes […]

Kërkuesit e rinj përfitojnë nga programi i trajnimi për Kërkime Operacionale

Në Shqipëri është e nevojshme rritja e kapaciteteve në kërkimet operacionale me fokus tek Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Shëndeti Publik. Në kurrikulat e arsimit shëndetësor mungon formimi për punë kërkimore si dhe materiale mësimore në gjuhën shqipe për çështjet kërkimore. Gjithashtu mungojnë burimet financiare për të praktikuar dhe zbatuar aktivitete kërkimore në kuadër të kurrikulës […]

Zhvillohen takime informuese për bashkë-financimin e QSH-ve

Që prej 1 prillit 2019, HAP po punon për ndërtimin dhe zbatimin e një mekanizmi bashkëfinancimi për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore/ambulancave me pjesëmarrjen e njësive të qeverisjes vendore, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore rajonale dhe lokale.. Në këtë kuadër, gjatë periudhës korrik-shtator 2020 u zhvilluan takime informuese me përfaqësues të 10 bashkive në […]